Gruaja Shqiptare-Sheqere (Ozuni )Sina


Gruaja Shqiptare

Grua shqiptare e besës dhe krenare Kalove shekujt e shtypjes barbare, Ty furtunat e rrebeshet të forcuan,

Më tepër dashuri për fëmijët të dhuruan!

Ti moj grua, nënë motër shqiptare, Luftove kundër dhunës shumëvjeçare, Por përsëri me të, në ndeshje lufton, Dhe kurdoherë të drejtën tënde fiton.

Të murosën zakonet me fëmijë në gji, Të përdoren si hyzmeqare në shtëpi, Por ti shpërtheve hekurat dhe dole, Gjithë shoqërisë me zë të lartë i fole.

Grua shqiptare asnjëherë nuk u lodhe, Në të gjitha punët pjesën tënde more, Fëmijët me atdheun për t’i bashkuar . Dhe kontributin me mend e me duar.

Grua shqiptare punon kudo me korrektësi, Nuk korruptohesh, shquhesh për ndershmëri, Punon deputete, drejtore, ministre shteti, Kudo ku drejton, të adhuron gjithë mileti.

Në çdo stinë të vitit ti krijon lulëzim pranvere, Jetë dhe begati i krijon çdo vatre e çdo dere, Rrit fëmijët me shëndet dhe edukatë qytetare Për të ngritur lartë, figurën e gruas shqiptare.