Në vetull të kohës
Me piskërr të durimit,
Heq ngadalë
Mërzi ditësh
Ngulitur thellë
Kunj në shpirt,
Që shprishin
Harkime të diellta
Ku sybukurën
E shoh t’më prijë
Në qeshje të ngrohta
Butësisht.