I mas-Mimoza Maria Ajdhoni


E mas pulsin e kohës me rrahjet e zemrës sime,

horizontin me hapësirën e ekzistencës sime mas.

Ditën që kalon me ëndrrat që bëhen realitet ( ose jo)

dhe ëndrrave me tunduestrokitjen e dëshirave lumërrjedhëse ju flas.

I mas puthjet me buzët përvëluese të diellit,

përqafimet me lehtasprekjen e erës netëve me hënë,

e mas lumturinë me buzëqeshjet jetëdhuruese,

magjinë e çastit, me vështrimin e një ylli, që është ndoshta duke rënë.

M.M.A