Ikën vitet pa kuptuar-Aferdita K. Selishtaj


Ikën vitet pa kuptuar,

Mi mori kurbeti shkret,

Malli për atdhe më djekë,

kthehem mezi po pres.

Në fshatë themë të jetoj,

Të hedhë mund e të hedh djersë,

Po më duket gjë e kotë,

Fshati ka ngelur pa shpres.

Nuk ke ku kërkon as gjë,

As dhe nuk ankohesh dot,

Këtu ndërgjegjja ka vdekur,

Këtu e tridhjetë e tre vjetë.

Pse kështu o miq e shokë,

Po ndërgjegjen kush e vrau,

Apo iku mori dhenë,

Se gjenë dot në as një vënd.

Ku da gjejë atë ndërgjegje,

Që te ne ishte dikur,

Pse sot e kanë shpërdoruar,

Vegël pune e kanë bërë.

Kjo është demokracia,

Njerëzit keq e kanë kuptuar,

Vetëm zhvasin njëri tjetrin,

Ndërgjegjen e kanë harruar.

Punoni mor të uruar,

Se pa punë nuk vjen as gjë,

Është i lumtur kush punonë,

I bekuar nga zoti është.