Impresione nga mirënjohja e kolegëve-Dr. Eduard A. Skufi


                              Përjetim

Dr. Eduard A. Skufi

Konsulent Oftalmolog , Athine

Vitet e dekadës së fundit të shekullit më ofruan një sfidë me ndjenjë të vecantë, apo nje kokteil ndijesish . Në një emigrim të imponuar , me ngjyra brain drain , kualifikimi post universitar, me finale konfirmimin profesional . Por në atë udhëtim nuk isha vetëm , më shoqëronin klithmat e dhimbjeve të kolonave të emigrantëve, shpesh në një pelegrinazh klandestin, që kërkonin ndihmë. Dhe unë qysh në fillim në Spitalin Universitar të Janinës, ku ndodhesha për kualifikim i vendosa si objektiv vetes sentencën ” The great enjoyment helping others ” ( kënaqësia më e madhe , të ndihmosh të tjerët ). Ajo filloi si objeksion dhe përfundoi si sinonim i karakterit humanitar, për më tepër kur ajo dramë luhej në shume akte … Pranvera e vitit 1997 , një dimër i egër por jo i fundit më solli pranë, në Athinë dy kolegët dhe miqtë e mi Dr.Apostolin, patriotin dhe më vonë Dr.Kristaqin, kirurgun e njohur. Në mbrëmje po lexoja dicka në kanape dhe zilja e telefonit më ndërpreu . E dija që ky telefon do të fliste ,u dëgjua Leta ,e shoqja e Apostolit , nga ana tjetër e receptorit, se të tjerët ishin pa zë. Mes emocionesh ajo më njoftoi për gjëndjen shëndetësore të rëndë të Apostolit, të shtruar në një spital periferik në Athinë. I befasuar nuk munda të përgjigjesha , por i hipa makinës dhe bashkë me nje koleg grek u ndodha në spital.Atë skenë nuk mund ta harroj. Mbas konsultash dhe mjekimeve intensive , gjendja e mikut tim po përmirësohej gradualisht dhe kënaqësia lexohej në fytyrat tona . Apostoli i rivitalizuar, i prekur nuk pushonte së falenderuari ! Mbas disa ditësh nga receptori i telefonit dëgjova zërin e Dr.Kristaqit , i cili kishte ardhur me një nga vajzat e tij për disa probleme okulare të pazgjidhura . Më kërkoi adresën e spitalit për rendez-vous. Pasi u njoftova ku ndodheshin, i morra në makinë dhe shkuam në spital. E vizitova vajzën dhe i dhashë mjekimin nga spitali , duke i spjeguar se ishte vonë dhe ilacet kushtonin . Kristaqi mu lut ta vizitoja dhe atë , unë ja plotësova dëshirën . Faleminderit nga zemra, shtoi Kristaqi , pastaj ti bëre vec doktorit dhe farmacistin e taksistin. Nuk gjej fjalë . Ku do të paguajmë tha Kristaqi duke u larguar . Në belvedere , ju përgjigja duke qeshur .Ai i emocionuar më përqafoi …Nje mbrëmje pranvere në vitin 2000,  shtegëtova për në Vlore , per tu takuar me mamanë. Akoma nuk u çmallëm me njëri-tjetrin, kur zilja e telefonit na ndërpreu . Mamaja e ngriti dhe duke qeshur me tha Dr.Apostoli. Paske antena të fuqishme , i thashë une, ku e morre vesh. Ai qeshte, nesër në mëngjez do të vijmë me Kristaqin, me makinë të të marrim. Telefoni ra disa herë . Miq e shokë me uronin mirëseardhjen. Kur vjen ti nuk pushon telefoni tha mamaja dhe më puthi në ballë. E nesërmja , një ditë e bukur na gjeti në skelë pranë portit ,në një kafeteri-bistrot. Më pëlqen kjo pjesë e pejsazhit këtu me palmat , shkëmbinj, detin e kaltër , akoma e pa transformuar , tha Kristaqi. Tablo e Vlorës të atëhershme , shtova unë . Në këtë lokal ka nga të gjitha , tha Apostoli , cfarë do . Nje espresso, u përgjigja. Ishte si zakonisht nje bisedë interesante. Kolegët nuk pushonin të më falenderonin, duke shprehur mirënjohjen dhe estimimin. Vlora eshte dhe e madhe dhe e vogël ,i mësojmë

                Dr. A.Thanasko  dhe  Dr.K.Bisholla

të gjitha , ke ndihmuar shumë por dhe kolegë të tjerë , për këtë ke merita të vecanta, theksoi Kristaqi. Unë lirova pak kravatën dhe hoqa syzet. Eshte e vërtetë ndihmova dhe kolegë të tjerë dhe pa asnjë kondicion . Por disa i harruan, qëndronin në hije dhe në hije mbetën, mbase amnezi apo memorje e motivuar . Mirënjohja eshte dhurata më e bukur , por kur nuk e njeh, vështire ta japësh. “Ajo që ndan privilegjin nga e drejta është mirënjohja”. Cështje karakteri dhe formimi, ndërhyri Apostoli. Vec nuk duhet harruar fakti se mirënjohje dhe vlerësim morra dhe nga Dr.M.Angjeli, Dr.V.Cili, Dr.A.Gjini , Dr.S.Osmëni , Dr.Z.Muhameti të cilët i kujtojë me respekt dhe nderim , po ashtu nga Dr.N.Dredha, Dr.I.Islami dhe nga kolegja Dr. Elvira, të cilët i falenderoj. Mirënjohjen e tyre e konsideroj , suport sinqeriteti, vlerësim me energji pozitive që motivon attitudin progresiv . Rikujtuam caste të bukura të jetës dhe karrierës. Ke dëshirë sot të drekojmë bashkë ,tha Apostoli . Dëshira eshte dhe e imja , por jane pak ditët ,kështu që mbetet e pamundur. Kolegët panë njeri tjetrin në sy ,dukej se dicka më fshihnin. Më falni pak, tha Kristaqi dhe pasi bisedoi në celular me dikë u largua. Nuk kaloi shumë dhe erdhi me nje borsetë në dorë . Meqë nuk mund të jemi bashkë në drekë , shijoji këta peshq të freskët me mamanë. Në makinë kam dhe dy shishe verë Vlosh Narte ,të cilat i pruri Apostoli . Faleminderit i thashë unë. Kjo eshte minimalja ndaj asaj që bëre ti për ne, shtoi Apostoli i emocionuar…Trio-ja jonë sa here kthehesha në Vlorë bashkohej me mall, në harmoni të këndshme . Tashmë nuk shihemi më , herën e fundit karrigja e Kristaqit mbeti bosh dhe unë u dëshpërova mjaftë, vec asaj Apostoli kalon një dhimbje të madhe shpirtërore .

Dhe mua ndërmend me erdhi citimi alegorik i Kavafit : “ Ditët që vijnë , qëndrojnë përballë nesh si nje rrjesht qirinjsh të ndezur . Unë nuk kthej kokën nga tmerri se mos shoh , sa shpejt shtohen qirinjtë e fikur “…