
Ismet TAHIRAJ
GARA E FILLIT
Mbërrinë ti aty
Ku mbërrin’
Unë jam aty
Ku ti nuk vjen,
Ora pëlcet
Për një grime kohe.
Ti shkon mëtej
Me tej brigje tuaja
Vetetimë.
Unë jam aty
Brigjet digjen
Tisi
Të bie syve.
Ti ngecë larvë
Unë nis garën e fillimit.
2.
U asdisen
Shtërpinjtë
Gryk e udhëve
Si pëlhurë
Po e sosë tenja.
Vera dorën
Mbi vetull
Ylberi sa kaq
U duk ,moj u duk
Livadhi mori ngjyratë
Më push të butë.
Kakërdhi e lepurit
Për saçmë moj
S’t’I mbushë,s’mund…