Jannis Ritsos-Ngashërim


NGASHËRIM( ΑΝΑΦΙΛΗΤΟ.V.)

Një kopsht, një hënë, një zog prej hëne të thërrasin.Eja.

Gjethet kanë harruar ngjyrën e tyre.

Mos vono.

Ngjyrë gri, mendim gri, harroj të shoh,të shkoj, ku shkoj?

Fotinullë, shumë jam mburur, shumë,

thashë se përcaktoj jetën time,

përcaktoj vdekjen.

Shiko, asgjë s’ përcaktoj.

Asnjë thua nuk jam më i gjatë se

milingona.

Ah, hidherim, hidhërimi më ribaskon

me të gjithë njerëzit, të qaj, të qaj me të varfërit , me të uriturit, të qaj

nga uria e dashurisë.

Ah, Fotinullë,sa të veckër ,sa vocrakë janë vargjet, sa hidhur, hidhur që qajnë vargjet, para këmbëve të tua.

Turpërohem nga kjo letër,turpërohem nga fjalët, kam turp për ujin, kam turp që kam etje,

kam turp që pi, qaj, turpërohem që qaj.

Dhe ah, dashuroj dhëmbjen time,

çdo gjë tënden dashuroj.

Nuk di . Qaj. Nuk dua.

Të qarët më shkrin zemrën, hidhërimin e shkrin.

Jo. E dua dhëmbjen të plotë,

në këmbë dhëmbjen, të gurtë, në këmbë dhe të plotë.

Mos ikësh.

Nga përmbedhja “Ydria”(1957-58).