Jo jo jo s’është dehur kodra…Leonard Pipa


Jo jo jo s’është dehur kodra,

Përmbi krahët, pemët hark,

Po lundron si pleqtë lodra,

Bri qytetit endacak…

Rrënjët në ja shkultë dhimbja,

Që ka mbirë është bërë lis,

Mbi qytetin tim me thinja,

Bora sa ti vërë plis.

Mos e hani mosbesimin,

Dimri po i shtrëngon dhëmbët,

Shokun tim e humba trimin,

Ta zinte si zog nga këmbët…

Në është koha pije detin,

Poshtë dritares nën dafina,

Vajzat kanë mbushur qytetin,

Dhe lodrojnë si kanarina…