Kadare ishte mospërfillës,e ndjente që ishte absolut, që në gjimnaz-Gëzim Llojdia


Gëzim Llojdia

1

Intervistë me poetin Miliano Stefa.14 vjet më parë me poetin Miliano Stefa shkuam në Orik,qytetin e Lashtë. Duka nëndetëset, nëndetësja 105 në bankinë e rikonstrukuar dhe duke shijuar peshkun e shpejtë ,poeti më ktheu padashur vizitë në kohë të tij të vjetra.

Për këto nëdetëse ka shkruar Kadare .

-Po, më tha, por Kadaren e kam njohur në Gjirokastër ku kisha shkuar për të studiuar kuptohet në gjimnaz,aty studionte edhe zëri më i ndritur i letrave shqipe Kadare.

2.

Miliano Stefa, një zë i bekuar në poezinë tonë,aty nga fillimi i viteve ‘80 u zhduk nga radhët e librarive. “Orët për Miliano Stefën “u ngurosën pa pasur më parë një dekret shtetëror ose të fshehtë. Njeriu i mësuar me gjuhën e poezive, me fjalët e bukurisë hyjnore e parandjeu se orët e territ do të binin në dyert e shtëpisë së vetme botuese, nga shenjat paralajmëruese ,

që solli koha dhe poezia e tij nuk do të gjente më vend. “Cikli i lodhur” me redaktorët e kohës ,nuk mund të kapërdiheshin me aq lehtësi. Nganjëherë koha sillet pa mëshirë me poetët. Miliano Stefën edhe sot e mbajë mend pasi ai nuk jeton më.

-Si ratë në kontakt me poezinë dhe, më qartësisht, përse zgjodhët të futeshit në letrat shqipe?

3.

…Qyteti ynë detar ka emër në fushën e letrave. Gjurmë të thellë, ndoshta brazdë emocionale, më kishte hapur në thellësi Petro Marko.

Im atë e kishte mik.

Ai njeri i jashtëzakonshëm, shkrimtar i madh, më thërriste, poet. Çudi dhe kënaqësi për mua, ndonëse unë botoja që në vitet ’50 në të gjitha gazetat që kishte koha. Dashamirësinë e Petro Markos e zbulova kur shkrova poemën: “Një ngjarje në gjimnaz”.

-Çfarë do të thotë pikërisht kjo ngjarje ne qytetin e Gjirokastrës?

…Përpara ardhjes së mëngjesit të shifruar të ëndrrës për shkollim. I hipa një autobusi të vjetër. Në dorë mbaja një valixhe druri. Veshur luks. Kur mbërrita në dyert e konviktit një afër A. V më pa shtrembër. Unë kam ardhur për studime.Mesazhi i tij: “Ke ardhur si një cjap i lëpirë”. Ke këpucë me shollë, këtu janë me opinga.

Unë do të bëjë terbiet, më tha. Në qytetin e gurit zhvilloheshin zgjedhjet.

Javën e parë nuk më kapën, por javën e dytë nxënësit që kishin ardhur nga mali mbanin ende pistoletat në brez. U bë një mbledhje, ata thërrisnin: “Kriminelët në litar…!”

Një shoku im N.Kokalari më tha: “Këta do të të shqyejnë, por pas teje është një deriçkë, dil prej andej dhe valixhen e ke tek sofati i Qadhimajve.

Ika, në të vërtetë kjo ikje shprehte kohë,ndryshimin tim.

Atje në atë gjimnaz njoha Kadarenë, sepse Agolli pritej të nisej jashtë.

5.

…Njohja me Kadarenë ,më ka befasuar.

Ismaili ishte i njohur, sapo kishte botuar “Frymëzime djaloshare”.

Ai ishte diku në vitin e dytë, unë në maturë. Në njërën nga ditët isha ulur në një parvaz kur pashë Ismailin duke lexuar një libër kimie.

I thashë:

-Çfarë po mëson? Ai ma ktheu:

“Ja këto formulat e shpifura!”

-Po ti kush, je më pyeti?

I tregova emrin. Me Kadarenë, kemi folur për letërsinë e Rilindjes.

Ai e njihte mirë. Flisnin për letërsinë e viteve ’30, ai e njihte mirë, por nuk kishte ndonjë konsideratë. Na lindi pikërisht një ide, për të bërë letërsi të re moderne. Kadareja vishej pastër.

Mbante xhaketë dhe këpucë të bukura.

Nuk mbante kollare, unë mbaja.

Ishte mospërfillës kundrejt të gjithëve. Kur pimë një herë kafe në Gjirokastër ai më tha:”Shënoje në ditarin tënd, se ke pirë një kafe me njeriun më të madh të kombit”. Kadare e ndjente se ishte absolut. Mësuesit e donin shumë. Shokët e ngacmonin se ishte i dobët dhe i shëmtuar. Flokët nuk i krihte asnjëherë. Ismaili buronte poezi. Ai shoqërohej me Agim Shehun, Bekim Harxhin. Por, më tepër qëndronte i vetmuar.

Kur ishte i vogël kishte bërë një mulli, për bluar kallëzat e grurit. Në oborrin e shtëpisë, një pjesë e miellit e merrnin, ata që sillnin miell, dy pjesë, kuptohet thotë me të qeshur: “millonai”, këtu besoj se lindën edhe këngët e millonait dhe poema “Ëndërrime”.

…Këtu poeti Stefa mbyll një kapitull nga guaska e rëndë e harresës, nga qyteti u gurtë kur iku mëngjesin e parë .