Kalatë tona historike. Hadëraj të dhëna arkeologjike-Nga Gezim Llojdia


Gezim Llojdia
1.
Mbi një kodër, ngrihet kalaja.Tre fshatra :Rexhepaj Haderaj dhe Mertiraj si një numër i shenjtë për Gorishtin. Hadëraji është një fshat në Njësinë administrative Vllahinë, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, Shqipëri.
Hadëraj sot me shumë pak banorë, si gjithë fshatrat e këtij vendi përshkruhet nga braktisjet masive. Mirëpo interesi im ka qene gjetiu. E vizitova, një ditë pranvere. Nuk ka zonë të bukur në këtë anë ,që përveç peizazhit natyror kodrinor mbi 600 m dhe nafta e gazi kanë jetuar në “damarët” e kësaj zone ndër shekuj, por është shfrytëzuar në regjimin e shkuar dhe vijon edhe sot. Pasuri të tilla kombëtare rrallë e tek qëllon të të bjer fati, përmbi fshatrat tona. Nëse nëntoka në Selenicë nxirrte prodhimin e zi, një lloj mase bituminoze,që shtron udhët në vise të ftohta, më tej linjat e tokës nëpër kapilarët e saj ,shpërndanin lubrifikantin më të dëshiruar të shekullit,nëpër ato faqe kodrinore deri poshtë e më tej dhe përpjetë.Në vitin 1963 ka pasur një relacion mbi rezultat e shpimeve strukturale në rajonin e Gorishtit paraqitur nga B.Kokomani,shërbimi gjeologjik shqiptar.Edhe në vitet 1967, 68 ,69,1977 ka pasur sërish raport mbi shpimet në rajonin e Gorishtit.Në vitin 1978 raportohet për pusin Nr4 Rexhepaj.
2.
Historia na ka mbajtur gjallë, frymën tonë. Ende ne vijojmë të kemi atë ndenjë patriotizmi, për të shkruarën tonë, që e ngritën lart vitet e rilindjes kombëtare. Në shkolla, në libra historie, nëpër botime shkencore,letrare përmendet koha e lashtërisë tonë, e arta kohë .
Aso kohe s’guxonte kurrkush ti priste tokat si me kirurgji në vitin 13, duke i lënë andej këtej për të shembur një komb të tërë ,për të rrëzuar gjegjësisht për tu ngritur lavde ardhësve nga Uralet.
Ilirët ishin denbabaden në trojet e tyre .Zotia ua kish dhuruar me bujari. Kalatë tona sipër kodrinave janë fakte .Gurët e tyre të padhembshëm , tregojnë ne këtu kemi qenë, në të gjitha kohërat e njerëzimit.
…Shkurt .Veç qyteteve dhe qytezave të njohura të periudhës ilire të shek. V-IV p.Kr. si Amantia,Kanina, Treporti, Oriku, Cerja, Matohasanaj, Hadëraj duhet t’i shtohen dhe këta të dy, Armenit dhe Xhyherinës.
3.
Në vitin 1987,I.Cano kreu një inspektim për kalanë e fshatit Hadëraj.Ai ka shkruar rreth kësaj kalaje pas shkrimit të Neritan Cekës.
-Kalaja e Hadërajt, thotë autori,ngrihet mbi një kodër 622 m të lartë, faqja veriore e së cilës bie pothuajse thikë në luginën e një përroi, kurse faqet e tjera zbresin më butë në formë tarracash natyrore.Nga ana planimetrike fortifikimi i përket tipit me akropol dhe me shumë rrethime. Muri rrethues i akropolit ka një gjatësi rreth 320 m dhe përfshin një sipërfaqe prej 0,6 ha brenda tij.Muri ndjek terrenin, duke formuar një planimetri në forme trekëndëshi me kulme te rrumbullakosura. Ndërtimi i tij është bërë me gurë të mëdhenj e mesatare te papunuar .Përmasat e gurëve në përgjithësi janë 30 x 40 x 10 dhe 30 x 30 x 90 cm. Gjerësia e vetë murit është 2,60 m.Gurët e këmishës se jashtme te murit përgjithësisht jenë të vendosur pingul ndaj fasadës, kurse në këmishën e brendshme në mënyrë të parregullt. Pjesa ndërmjet tyre është mbushur me gurë mesatare e të vegjël.
-A ka pasur kulla ?
Sipas këtij autori:Në këtë mur vëmë re edhe dy kulla, që janë katërkëndëshe. Njëra prej tyre, që ndodhet në pjesën juglindore dhe që është ruajtur mirë, ka përmasat 4,50 x 7,80 m, kurse kulla nga veri perëndimi është e mbuluar me dhe.Teknika e ndërtimit të kullave dallon nga ajo e mureve rrethuese. Në gurët e tyre vihet re njëfarë punimi drejt formës kuadratike, por pa arritur faqe të rrafshëta.Ata janë të vendosur për se gjati në lidhje me faqet e kullës, por ka dhe raste ndërthurjesh te tyre për sigurimin e një qëndrueshmërie më të madhe.
Rrethimi kalasë?
I referohemi autorit.Muri kryesor duket se ka pasur vetëm një hyrje nga ana e thepisur.Përveç rrethimit kryesor, kalaja e Haderajt ka dhe 4 rrethime, që vijnë menjëherë pas të parit. Ato gjenden në anën veriore dhe kane gjerësi të kufizuar (1,20-1,70 m) .Përveç këmishës së jashtme muret kanë edhe një këmishë të brendshme, gjë që tregon se s’janë tarracime por mure të mirëfillta mbrojtëse. Vihet re se këto mure kanë në mesin e tyre hyrje të formuara nga ndërprerja e mureve.Interes paraqet në këtë drejtim hyrja e rrethimit të dytë, e cila krijohet nga ndërprerja e murit dhe ka nëanën e brendshme edhe një mur tjetër që mbronte vetë hyrjen në rast rreziku nga ana ballore. Gjithashtu në hyrjen e rrethimit të fundit (rrethimi i pestë), që sigurohet nga vazhdimi i murit ka në mes një grumbull gurësh, i cili përfaqëson me sa duket një tumul mbrojtës, që përforcon hyrjen.Veçanërisht të shumta janë në kalanë e Hadërajt tarracat, të cilat janë tëpërforcuara me ledhe guri. Ato i gjen si brenda mureve ashtu edhe jashtë tyre. Gjerësia e ledheve në përgjithësi nuk i kalon 1.20 m. Gurët e përdorur për ndërtimin e tyre janë të vegjël ose mesatare. Tarracat që ndodhen brenda mureve si dhe vetë muret rrethuese që vijnë pas akropolit ndërpriten në gjysmën e tyre nga dy mure tërthore me gjerësi 1,40 m te ndërtuara me gurë të mëdhenj, pa këmishë të brendshme=
Përfundimisht mund të themi se kalaja e Haderajt përbën në vetvete një tip fortifikimi me shumë rrethime ëe një shpat te kodrës dhe me një mur kryesor pak më poshtë majës së kodrës
-Cilat janë gjetjet arkeologjike?
…Përveç fragmenteve të tjegullave dhe tullave në sipërfaqe gjen të shpërndara edhe fragmente të enëve me parete të trasha, si pitosa, amfora etj. Veçanërisht te shumta janë fragmentet e enëve me parete të holla. Këto janë kryesisht buzë, parete, funde apo vegje tasash, kupash pjatash etj, disa prej te cilave janë të lyera me vernik te zi. Duhen përmendur në gjetjet e qeramikës një fund kupe me vernik te kuq, si dhe disa parete enësh te zbukuruara me shirita, të cilat i përkasin shek. VI-V p.e.s, si dhe fragmentet shumta te vorbave që i përkasin periudhës së vone antike.