“Karma” përkthyer nga Irma Kurti


“Karma”

Përkthyer nga IRMA KURTI

“Karma”përkthyer nga IRMA KURTI

Në një pasdite të gjelbër pranvere,
unë po flija nën një pemë me lule.
Një petël ra dhe më përqafoi.
Një tjetër petël zbriti
dhe më përkëdheli vetullën dhe buzët.
Një tjetër u rrëzua prapë e më pastroi thonjtë.
Shumë shpejt kaloi një jetë,
dhe pema me lule u venit dhe u tha.
Unë u bëra flutur dhe krejt i vetëm
ndoqa shtegun e luleve—
duke fluturuar si në një ëndërr mbi shtegun e mjegullt të fushës.

Moon Deuk-su, Kore (1928–2020)

Përktheu në shqip: IRMA KURTI
Bashkëpunoi: GERMAIN DROOGENBROODT

nga “Antologjia e Poezisë Moderne Koreane”
Botimet East-West (Mbretëria e Bashkuar) Ltd