Kemi halle mbi halle…Hajri Kasemi


Kemi halle mbi halle,

qe s’zgjidhen me kenge dhe valle!

Më takon mua tek oxhaku

dhe jo,sepse jam më plaku,

por unë di kur duhet sherrë

veç me qetesi,bëhesh derrë.

Mos degjoni ç’thotë Amerika

ajo nga unë vdesë nga frika,

te na rrojnë Greqia dhe Serbia

që mbeti edhe kaq Shqiperia.

Le që,ç’na duhet më e madhe

ta dini,ashtu ka më shume halle,

po ditem,ti marrim me te mirë

ngopemi me kocka,duke lepirë.

Mos u shqetesoni per Malin e zi

se atje ne jemi brenda ne qeveri,

jo kot,kemi çelesat dhe kashten

po luajten,u lëmë dopio gjashtën.

Më mirë ne jemi me Maqedoninë

edhe atje,bashke e kemi qeverinë,

na prishë punë,se quhet e Veriut

por i duhej bërë pak qejfi Gërqiut.

Në pysni,se ç’behet me Çamërinë

per kaq pak gje,se prishim qetësinë,

kemi probleme dhe halle mbi halle

që s’zgjidhen,me kenge dhe valle.