Kjo vatër-Egzona Kryeziu


Egzona Kryeziu

Natë vonë dhe gjumi iku

Bashkë me të dhe kujtimet morën dhen

U shpërndan sa andej e këtej

Kur pran vetës vetëm këtë laps dhe flet gjej

Kjo vatër e jona për faqe të zezë mbet

Iku rinia u tretë e gjitha në gurbet

E kjo Kosovë e shkret mbeti vetëm në pleq

E aty këtu disa fëmijë shumë rrall i sheh

Katunde,qytete krejt shprazëtirë kan mbet

Sikur të ishte një shkretëtirë e vërtetë

Ndërtuan pallate e i mbyllën me dry

Qfarë të gjeti Kosovë se askush në

ty nuk rri?!

Ti që vetën e ke mbajt për zoj të rand

Kthej bijët e tu Kosovë tregoj se toka o e artë

Tregoj që dita o taman ditë e nata,natë

Tregoj e thuj se si ty askund sdo gjajne..,

Tregoja tana bukurit që ata i kan braktis

Premtoj Kosovë që edhe ti ke me ja dhuru

një ditë një jetë më të mirë por lutju

që mos me të braktisë.😞