Hysen Kobellari
KORÇA ËSHTË KRENARE PĒR KOÇI PETRITIN”
Mendoj se poetin Koçi Petriti duhet ta vlerësojmë si njē Intelektual Shumēdimensional.
Ai është:
I – Poet i veçantë, i dallueshëm, i spikatur
a- Poet lirik, i dashurisë njerēsore
b- Poet lirik i natyrës
c- Poet lirik i ndjenjave atdhetare
2- Poet i dallueshëm Balladash:
a-Ballada popullore
b- Balladat e Sopotit
c-Ballada figurash të shquara historike
3- Poet i Shqetësimeve Sociale, poeti si zhbirues i ligësisë së shfaqur në shpirtin e njeriut, nē veprimet e tyre kundër të tjerēve
II – Mësues i Merituar, me 50 vjet kontribute në edukimin e gjithanshēm të brezave tē rinj
III – Studiues kēmbēngulës vizionar i folklorit dhe teoricien, autor i librit tekst për shkollat e mesme “Teoria e Letërsisë” dhe studimin për veprēn e Martin Camajt, etj.
Koçi Petriti ishte Profesor dhe Doktor i Shkencave letrare dhe gjuhēsore… Veprimtaria e tij studimore ka përmasa të vērteta Akademike…
Ai ndihmoi në mbledhjen e botimin e krijimtarisë folklorike të Sopotit dhe legjendat mbi Gjorg Golemin, etj. në Rrethin e Librazhdit.
IV – Koçi Petriti ishte drejtues i aftë, Kryetar i LSHA – Librazhd, Shef Katedre, Dekan Fakulteti, Sekretar i Talenteve tē Reja në LSHA, emëruar nga Dritëro Agolli, Kryetar.
Ai ishte i dashur dhe përkrahës i talenteve të reja të fushave të ndryshme; Ai ishte “Matka” e tyre i papērtuar për shumē vite me radhë.
Koçi Petriti ishte poet i lindur dhe i kultivuar. Ai i dinte përmendësh të gjitha vargjet që kishte shkruar vetë; mjaftonte t’ia kijtoje titullin e vjershës dhe sakaq ta recitonte atë…
V – Koçi Petriti ishte aktivist i shquar social.
Ai u nda para kohe nga ne, duke lēnē pa mbaruar mjaft kontribute të pakryera nē dobi tē letërsisë dhe kulturës kombëtare.
Koçi Petriti do të mbetet i paharruar në zemrat tona.
(Pjesë nga fjala e mbajtur në aktivitetin pērkujtimor nē Bibliotekēn “Thimi Mitko”,
Korçē.