![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pbWFnZXMmc3JjPWh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDI0JTJGMDMlMkZTRVRJLVBFWkFLVS5qcGcmY2FjaGVNYXJrZXI9MTcxMTAyNzE5OC0zNDEyNyZ0b2tlbj05ZWY3MDc0YzM1ZmMzZmI5.q.jpg)
S’jam mjegull, as re që lehtas era më shtyn,
Jam mëngjes i derdhur me etje ngrohtësinë,
Zëri gjumëzgjuar i shpirtit që don zhvillim
Pash më pash hedhur të mbjellë dashurinë.
S’jam jehonë fytyrëlyer me muzgje,
As dimër i ngarkuar vënë gardh e prita,
As myshk e likene kënetash malarike,
As mantel i zi shaluar me shpinë nga dita.
Livadheve mora erëmimin e lules,
Në fole bilbilash frymëzova vargëzimin,
Rimën e gatova me tingujt e laureshave
I dhashë poezisë pa cicëron përkthimin.
@seti pezaku vladi