Ku ka burime të ftohta!Godo Mehmetaj


Andej maleve të lartë,

ku ngopen mushkrit me frymë,

nga qyteti të rri largë,

se është mbushur pluhur e tym,

Ku ka burime të ftohta,

dhe lëndina plotë me lule,

të shtroj sharkun përmbi bar,

të dëgjoj tinguj cule.

Të dëgjoj këngë thëlleze,

dhe bilbilat ëmbël ëmbël,

një godë qumësht trëndeline,

sotë më duket si një ëndërr.

Ju njerëz që më lexoni,

më thoni po është gabim,

po të doni më besoni,

këtej shpirti gjën shërim.