Përpara baçesë
Më kalon çdo ditë,
Ku vete, ku shkon
@
Ta bëra me shenjë,
Po s’m’i hodhe sytë,
Ku vete, ku shkon
Kështu ditë përditë?
@
E kam marrë vendim,
Do të të zë pritë,
Ku vete, ku shkon
Kështu ditë përditë?
@
Djalë e kam vendosur
Të vij për vizitë,
Ku vete, ku shkon
Kështu ditë përditë?
@
Ndaj prit dhe pak kohë
Dhe mos u mërzit,
Ku vete, ku shkon
Kështu ditë përditë?
@
Më ka zënë sevdaja
Këtu e një vit,
Ku vete, ku shkon
Kështu ditë përditë?
@
Djalë, lidhi qentë,
Prej tyre kam frikë,
Ku vete, ku shkon
Kështu ditë përditë?