Konstantinos Kavafis-Mot i mirë dhe mot i keq-Shqipëroi : Lefter Shomo


S’ më bën përshtypje e dimrit llohë
kur jashtë përhapet mjegulla, vranjtësia dhe të ftohtit.
Kam një pranverë brenda meje, gaz i vërtetë.
Nje rreze dielli e qeshura gjithë ar gatuar
Veç dashurisë s’ ka tjetër kopsht të lulëzuar
dhe ngrohtësi e këngës shkrin gjithë dëborën.

Por sa ia vlen e ç’do të thotë,
pranvera mbin lule jashtë edhe mbjell gjelbërimin!
Dimër kam brenda meje kurse zemra më heq dert.
Kur psherëtima diellit ia merr shkëlqimin
kur Maji ngjet me Dhjetorin e të pushton trishtimi
dhe prej dëborës lotët janë ende më të ftohtë.

Shqipëroi : Lefter Shomo/K 517k.k. g