Kujtimet e Todo Bojdanit: Kush e dha në fakt urdhërin për çlirimin e Tiranës?Albert Z. Zholi dhe Sulejman Basha


–          Si e realizoi Ismail Kadare skenarin e filmit “Radistacioni” duke u bazuar te dëshmitë e Todos

–          Pse Kadare artistikisht e shkroi si të detyruar ardhjen e specialistëve shqiptarë në Radio pas largimit të ushtrisë gjermanedhe marrjes së Radio Tiranës?

–          Si kanëreaguarnë film BujarAsqeriu, KastriotÇaushi, MirushKabashi,   Elvira Diamantietj…

–          Pse u zgjodh Birçe Haskopër rolin e partizanitnësinjalin e parë Radios nëShqipërisë e çliruar?!

–          Nga: Albert Z. Zholi dhe Sulejman Basha

–          Gazeta Telegraf

Urdhëri për çlirimin e Tiranës.

Në datën 30 tetor 1944, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare urdhëron Shtabin e Korparmatës të fillojë përgatitjet për çlirimin e Tiranës. Detyra të rëndësishme dilnin përpara të gjithë brigadave, që ishin të dislokuara përreth Tiranës. Detyra të rëndësishme dilnin edhe përpara seksionit të ndërlidhjes pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe Korpit të I-rë.

Shokët e kompanisë së ndërlidhjes me komandant Kadri Brahimaj, punonin pa pushim. Ndërlidhja telefonike dhe ajo me radio ishin shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në fund të tetorit 1944, arratiset nga kampi i Prishtinës radisti Myfit Poçari dhe inkuadrohet, në fillim në shtabin partizan të Kosovës, dhe më pas në Shtabin e Divizionit të V-të të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare. Nën drejtimin e Todos ishin shtruar linjat telefonike ndërmjet Shtabit të Korpit të I-rë dhe shumë zonave përreth Tiranës, si edhe ishin pajisur me radiostacione dhe radiotelegrafistët e brigadave. Në prag të betejës për çlirimin e Tiranës ishte siguruar një radiondërlidhje, që bënte të mundur komandim të shpejtë dhe bashkëveprim ndërmjet forcave.

Roli i ndërlidhjes në çlirimin e Tiranës.

Rëndësia që kishte ndërlidhja me radio duket në komunikimet ndërmjet drejtuesve të korpuseve dhe brigadave. Më 2 nëntor, nga komanda e Korpusit të I-rë, në Tiranë, u dha urdhri:

“Ndërlidhja me Shtabin e Korpusit do të bëhet me anën e radios dhe me korrier në katundin Tufinë.

Hysni Kapo, Dali Ndreu”.

Më 10 nëntor 1944, urdhër operacioni Brigadës VIII-të: “Për të komunikuar me Shtabin e Përgjithshëm, përderisa  radio- transmetuesi i saj do të përdoret nga Brigada X, do të përdorë radion e Divizionit I, ose të Korpusit.

Qazim Kondi, Zija Kambo, Mehmet Shehu”.

Më 11 nëntor 1944, Mehmet Shehu, komandant i Brigadës I-rë, i dërgon një radiogram Shtabit të Korpusit të I-rë:

“Duke qenë se radiotransmetuesi i jonë nuk ka një marrës të fortë, nuk mund të marrë natën, vetëm mund të japë natën. Kur është kohë e keqe, nuk merr as ditën. Faji nuk është i Loni Plumbit, prandaj na dërgoni një marrës tjetër potent, ose një aparat komplet…”

Ndërkohë Mehmeti, po në këtë ditë, lajmëron forcat partizane se sulmi i përgjithshëm mbi Tiranën do të fillojë sot më këtë datë, në ora 16.00. Më 13 nëntor 1944, u lëshua një urdhërveprim nga gjeneral-major Spiro Moisiu, komandës së Divizionit të III-të, mbi organizimin e radiondërlidhjes:

“Po ju dërgojmë një aparat radio për nevojat tuaja për me u ndërlidhë me këtë komandë dhe 4 ndërlidhësa, çdo krye 24 orëve, qoftë edhe kur nuk ka të reja, duhet të na lajmëroni. Në qoftë se keni marrë radion e Brigadës XIX, duhet menjëherë t’ua ktheni.

Spiro!”

Gjatë gjithë operacionit për çlirimin e Tiranës, radiotelegrafistët transmetonin komunikata operative të Sh.P. drejtuar njësive. Radiotelegrafistët e Korpusit të I-rë, punonin me përkushtim. Radiotelegrafisti kryesor ishte Isak Lilaj dhe në seksionin e ndërlidhjes bënin pjesë radiotelegrafistët Fejzo Kasimati, Selami Kardhashi, Muhedin Bakiri, etj.

Todo Bojdani ka dhënë një kontribut tepër të rëndësishëm gjatë çlirimit të Tiranës, pasi falë angazhimit dhe aftësive të tij teknike u arrit që të sigurohej gjërësisht ndërlidhja me tel dhe me radio. Duhet të mos harrojmë se para komunikimit me linja telefonike dhe me radio, ai bëhej nëpërmjet letrave, të cilat dërgoheshin me korrierë. Kështu që realizimet e komunikimeve me telefona apo me radiostacione, ishin ngjarje të jashtëzakonshme. Rol të madh luajti kompania e ndërlidhjes që drejtohej nga Kadri Brahimaj si dhe Isak Lile, radiotelegrafisti i Korpusit të I-rë.

“Radio- Tirana në duart tona!”

Shtabi i Përgjithshëm filloi të mendonte për ditët pas çlirimit të vendit, kur qeveria e zgjedhur në Përmet të fillonte aktivitetin e saj. Marrja e institucioneve me sa më pak dëmtime, ishte një nga piksynimet.

Në këtë kuadër, Radio-Tirana, si i vetmi institucion i propagandës me radio, kishte një prioritet absolut. Pikërisht, në këtë kohë, Todo Bojdani takohet me Dali Ndreun dhe merr një detyrë tjetër të rëndësishme: mbikqyrjen e luftimeve dhe veprimeve luftarake, që do bënin forcat partizane në mënyrë që Radio-Tirana të merrej me sa më pak dëmtime!

Nga ana tjetër, një nga punonjësit e vjetër të Radio-Tiranës, Islam Poseku, kujton se ato ditë ishte përhapur lajmi që gjermanët, në prag të largimit, do të hidhnin në erë Radio-Tiranën. Nëse do të ndodhte kjo, do të shkatërrohej mjeti i vetëm i propagandës që ekzistonte në atë kohë. Ky lajm solli si detyrë që në momentin që Radio-Tirana do të çlirohej, duhej të kontrollohej me përgjegjësi dhe me shumë kujdes.

Në datën 8 nëntor 1944 Todo pajiset me një leje për të qarkulluar lirshëm në qytetin e Tiranës. Ky dokument është i lidhur si me detyrën për të shkuar kudo që do  të lipsej për të siguruar ndërlidhjen, por, përmendja e “xhenjos” nënkupton që Todo kishte marrë edhe detyra xheniere qysh në datën 8 nëntor.

Leja është e firmosur nga Dhimitër Kotini, pranë Shtabit të Korparmatës. Teksti është si më poshtë:

Ushtria P.V.N/C.SH.                               Vdekje Fashizmit

Zonë e Lirë 8/XI/1944                                   Liri Popullit

Letër- Leje

Shoku Todo Bojdani, radioteknik i Korpit, është i lirë të qarkullojë në qytet si dhe për hyrje e dalje në xhenjo për punë teknike Pranë Shtabit të Korparmatës

Dhimtër Kotini

Punonjësit e Radio-Tiranës, të cilët e kishin dëgjuar lajmin që Radio-Tirana do të hidhej në erë nga gjermanët, morën 2500 disqe të fondit të vyer muzikor dhe i shpërndanë nëpër shtëpitë afër godinës së radios, si dhe te shtëpia e familjes Zoraqi. Sipas shkrimeve të Todos, këtë detyrë e kryen Mihal Ciko, Evanthi Zoraqi (Ciko), Spiro Qirko dhe Islam Proseku.

Për marrjen e Radio-Tiranës u ngarkua një kompani partizane me komandant Mane Sevranin. Partizanët nën komandën e tij, luftuan me trimëri për disa ditë radhazi. Radio-Tirana ruhej nga

9 xhandarë dhe 7 ushtarë gjermanë. Urdhëri që kishte marrë komandanti Mane ishte i prerë: -Radio Tirana do të mbahej e rrethuar, do të përdoreshin vetëm pushkë dhe automatikë, por nuk do përdorej asnjë armë e rëndë në mënyrë që ajo të mos dëmtohej. Kjo ishte arsyeja që rrethimi zgjati disa ditë duke shpresuar që gjermanët dhe xhandarët shqiptarë të dorëzoheshin.

Todo Bojdani, në datën 17 nëntor 1944, merr në ngarkim

Radio-Tiranën me urdhër të Dali Ndreut.

Enver Hoxha, në 17 nëntor, i dërgon urdhër Shtabit të Korparmatës së I-rë për rregullimin e Radiostacionit dhe të Centralit El- ektrik të Tiranës:“Të  merren masa për rregullimin e Radiostacionit e të Centralit Elektrik. Këto të jenë gati për ditën e 28 nëntorit. Asnjë emision nuk do të bëni në Radio-Tirana pa urdhrin tonë! Kur stacioni të jetë gati, lejohet vetëm të jepni në mënyrë të vazhdueshme të tria mesazhet që po ju dërgojmë dhe asgjë tjetër! Të na lajmëroni kur të jetë gati stacioni. Enver ” Më 17 nëntor Todo Bojdani u autorizua zyrtarisht të merrte në dorëzim Radio-Tiranën dhe Centralin Elektrik S.I.T.A dhe t’i vinte ato në punë. Dokumenti është firmosur nga gjeneral – major Dali Ndreu, Komandanti i Shtabit të Korparmatës së I-rë, dhe ia ka dorëzuar këtë dokument personalisht Todos. Dalja në dritë e këtij fakti tregon që ishte Dali Ndreu, komandant i Korpit të I-rë, që ka drejtuar jo vetëm operacionin ushtarak të çlirimit të Tiranës, por edhe fillimin e aktivitetit të administratës shtetërore. Kështu, paraditen e datës 17 nëntor 1944, Todo mori në ngarkim Radio-Tiranën dhe Centralin Elektrik SITA, institucione që kishin rëndësi jetike. Gjithashtu, në godinë ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin disa pjesë të rëndësishme të radio-transmetuesit me valë të shkurtra, ndërsa atij me valë të mesme i ishin thyer e hequr një sërë llambash.

Ismail Kadare dhe filmi Radiostacioni.

Në vitin 1972, Todon e merr në telefon Mihal Ciko, shok i Todos dhe punonjës i Radio-Tiranës qysh para çlirimit të vendit. Ai i kërkoi Todos që të bënin një takim. Në fakt,

takimin e kishte kërkuar shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, i cili ishte duke shkruajtur një roman mbi ngjarjet në ditët e çlirimit të Tiranës dhe në veçanti mbi ato të Radio-Tiranës. Si duket Ismaili ishte informuar nga Mihali apo punonjës të tjerë të Radio-Tiranës, që Todo ishte partizani që kishte marrë Radio-Tiranën në dorëzim dhe i dinte ngjarjet më mirë se kushdo tjetër. Todo pranon me kënaqësi që të takohet dhe i fton në shtëpinë e tij.

Takimi u bë në shtëpinë e Todos. Mihali dhe Ismaili ndejtën disa ore duke biseduar. Prezente në takim ka qenë Tefta, e shoqja e Todos. Todo ia tregoi Ismailit me detaje të vërtetën e atyre ditëve.

Natyrisht, në libër apo film ngjarjet tregohen artistikisht të kombinuara me abstraksionin dhe trillimin dhe nuk ka përse t’i përmbahet përpikmërisht historisë së vërtetë. Por, në mungesë të librave dhe filmave historikë, këto ngjarje, në kujtesën e njerëzve mbeten si të vërteta.

Në rastin konkret, në mungesë të historikut të Radio-Tiranës, ka një përceptim të gabuar, një deformim të ngjarjeve reale të treguara në libër dhe në film rezultojnë të jenë larg së vërtetës. Pikërisht për këtë arsye, në çdo rast, duhet që historia të tregohet realisht dhe me fakte.

Disa ditë mbas botimit të librit artistik, në shtëpinë e Todos erdhën shumë shokë e shoqe, ish punonjës të Radio-Tiranës. Shumë nga ata, ndërsa ishin rreth moshës 70-vjeçare, ishin të indinjuar, të mërzitur e të përçmuar, e gjenin veten të tjetërsuar në libër. Në libër shtrëm- broheshin historitë e atyre njerëzve, të atij nëntori të Radio-Tiranës: ngrihej në piedestal figura e Enver Hoxhës dhe viheshin në lojë zonjat me peliçe, punonjësit që merreshin nga shtëpia brutalisht por, edhe partizanët e pagdhendur, të cilëve u ra në dorë Radio-Tirana. Todo i qetësonte duke arsyetuar që nuk mund t’i kërkohej llogari një shkrimtari, pasi ai kishte krijuar një vepër artistike duke abstraguar nga ngjarjet e vërteta. U tregonte shokëve dhe shoqeve që ia kishte treguar shkrimtarit ngjarjet ashtu si ishin në të vërtetë, por edhe atë vetë, Todon, shkrimtari e kishte ndarë në 2 personazhe. Rezulton që figura e Todos është ndarë artistikisht në atë të komisarit të ditur dhe autoritar, që organizon punën në Radio- Tirana, dhe nga ana tjetër në atë të partizanit të paditur, që rrëmbeu mikrofonin dhe foli për herë të parë. Për më tepër, çdo kontestim do konsiderohej përpjekje për të ulur rolin e Enver Hoxhës.

Për fat të keq, edhe sikur të ishin shkruajtur artikuj, influenca e librit dhe më pas e filmit që u bazua në këtë libër, do të prevalonte. Gjithsesi, më poshtë, do të tregojmë disa episode të veçanta të cilat tregojnë të vërtetën e atyre ditëve të mbështetur në fakte.

Punonjësit e Radio-Tiranës nuk u morën me forcë nga shtëpitë e tyre.

Siç e kemi treguar më përpara, punonjësit e Radio-Tiranës ishin patriotë dhe liridashës. Disa prej tyre u paraqitën vetë menjëherë, porsa morën vesh që Radio-Tirana ishte çliruar, ndërsa të tjerët mbërritën menjëherë, porsa u çlirua Tirana. Todo, ka dërguar shokë e shoqe në familjet e disa punonjësve për t’u interesuar për shëndetin dhe për t’i lajmëruar që të vinin në Radio, por kurrsesi nuk ka ndodhur që të çonte grup të armatosur për t’i marrë me zor. Për të ardhur keq! Shumë intelektualë, gra e burra, 30 vite më vonë, ishin të zhgënjyer nga trajtimi që i bëhej sikur i kishin marrë me dhunë për të punuar në Radio-Tirana.

Radio-Tirana rifilloi transmetimet si radio serioze.

Siç është përmëndur më përpara, shumë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm interesoheshin dhe telefononin shpesh në Radio- Tirana. Ata flisnin drejtpërsëdrejti me Todon. Fillimisht ishin të interesuar se kur do të rregullohej radiostacioni dhe kur do të fillonte transmetimet Radio-Tirana. Pra, interesimi për Radion ishte i madh në ato ditë nëntori. Në një libër shkruhet sikur Enver Hoxha ka marrë në telefon për të tërhequr vëmendjen se Radio Tirana po keqpërdorej si qendër zëri. Që Enver Hoxha merrte shpesh në telefon kjo është e vërtetë, por që ai të ketë marrë në telefon se po keqpërdorej Radio-Tirana, kjo s’është aspak e vërtetë.

Një gjë të tillë nuk e mbante mend asnjë punonjës!

Duhet të kemi parasysh se, Enverit i bënin rëndom lajkatime në libra e filma artistikë, por ky fenomen u bë më i theksuar në vitet 1970-1980. Në rastin konkret, padrejtësisht autori ngrinte figurën e Enver Hoxhës duke denigruar padrejtësisht ish-punonjësit që, në fakt ishin të njëjtët profesionistë, që kishin punuar prej shumë vitesh në Radio-Tirana.

Si është e vërteta, a është përdorur Radio-Tirana papërgjegjshmërisht!?

Ishin ditët e para pas çlirimit! Familjet ishin në ankth… Shumë partizanë donin të lajmëronin familjet e tyre që ishin gjallë pas luftimeve të ashpra të muajve tetor dhe nëntor.

Todo, në dakortësi me drejtuesit e emisioneve, përdorën me zgjuarësi emisionin “Muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve”, i cili ishte transmetuar edhe para çlirimit. Gjatë këtij emisioni partizanët përshëndetnin familjet e tyre me këngë. Në kushtet e mungesës së funksionimit të postës dhe të linjave telefonike, kjo ishte mënyra më e mirë dhe e zgjuar për të lajmëruar indirekt familjet e tyre se ishin gjallë dhe gëzonin shëndet të mirë.

Nga ana tjetër, ishte mëse normale që në një vend të porsa- çliruar, partizanët të lajmëronin familjet duke mos shkelur asnjë normë dhe etikë komunikimi publik me radio. Për më tepër, ky emision u transmetua me të njëjtën strukturë për një kohë të gjatë pas çlirimit:

ishte transmetuar edhe para çlirimit. Gjatë këtij emisioni partizanët përshëndetnin familjet e tyre me këngë. Në kushtet e mungesës së funksionimit të postës dhe të linjave telefonike, kjo ishte mënyra më e mirë dhe e zgjuar për të lajmëruar indirekt familjet e tyre se ishin gjallë dhe gëzonin shëndet të mirë.

Nga ana tjetër, ishte mëse normale që në një vend të porsa- çliruar, partizanët të lajmëronin familjet duke mos shkelur asnjë normë dhe etikë komunikimi publik me radio. Për më tepër, ky emision u transmetua me të njëjtën strukturë për një kohë të gjatë pas çlirimit.