Kur dielli rrezaton,
Besjonèn ,shoh në timon.
Kthesën merr edhe shpejton.
shkëlqen rruga zjarr Ylberi.
diell në kodrat po ndriçon.
Dallëndyshja në timon …
Mes tre yjeve, fëmijë,
Rrezaton si dashuria.
Shpirti i prindit lumturuar.
Sheh dhe qesh vetë, si fëmija.
Dielli mbi kokë u ndriçon.
Shpirti i prindit lumturon.
Qesh dhe ndrin vetë mëmësia
Dritë më paç pranverë e bukur!
Je si hëna që ndriçon.
Je si dielli që të ngron.
Energji e pa shteruar.
Rrjedh nga shpirti dritë të lumtur!
Je për plagë, për t’i shëruar.
Je si shpresë që dërgon Zoti.
Të qoftë udhë e bekuar,
Qofsh si engjëll fytyrë ploti
Yjeqiejsh mbushet shtëpia.
Kur në prag të futet bija.
Nipër, mbesa përqafon.
Në oborr pemë, lulëzo.
Dimër a pranverë në do..
Pema e gjelbër qofsh përherë.
Ku ka shteg e ku ka derë
E hedh hapin sot e mot.
Me besimin ku ka Zot.
Shpirti yt ka drejtësi .
Embëlsia s’ ka kufi.
Shpiti i Besës i kulluar .
Është Ilaç për të shëruar.
Fjale saj, oh, sa ka peshë!
E tund kokën si burrneshë.
Zë vënd fjala besë më besë…
porsi dielli pëmbi vesë!
Lindi Besa mbi pasqyrë.
Një si yll, kishte fytyrë.
Vuri daja një gjerdan:
U bëfsh burrneshë me nam:
Të qoftë besa instikam!
Ndaj ia vura emrin Besë!
Gjithë fisi të jetë shpresë.