…Kur jetën e saj jeton…
Nuk e dini se ajo ka një zemër
gjithçka te mirë grumbullon..!!
*******************************
Të ishe kaq e brishtë
sa koha të harroj…
Pse u tregove e sinqertë
zemra jote s’mundi të dashuroj..
Mos ishe e shëmtuar
nga balta e Zotit krijuar
Sa asnjeri nuk ti hodhi sytë,
kësaj jete t’ ju vështroj
apo të zgjatë dorën tju ndihmoj,
kur pa dashje jini rrëzuar…!?
Mbase jam kaq e bukur
sa mëma natyrë, nuk vonoj
hijeshinë e saj më dhuroj…!?
Me petkun plot ngjyra me veshi
jetën më bukur ta gëzoj…
Shumë pyetje më lindin
brenda vehtes,
sa s’mundem tu jap përgjigje
dhe vehten tani se kuptoj..
Pse brishtësinë femërore e thyen
si bisqet e një dege molle
kur çeli lulet e para, të lulëzoj
kësaj pranvere të vonuar..!?
Sinqeritetin e një vajze të çiltër
e morrën nëpër këmbë
si të ishte një top futbolli,
duke e pasuar tek njëri tjetri…
Të shëmtuarën u munduan ta bëjnë
më të zezë se nata, në dimër
kur hënën e mbulojnë retë..
Shpirtin e bukur të një poeteje
nuk e lanë gojët e liga
njerzit xhelozë dhe hipokritë,
Kishin frikë, mos e kapte e para
majën e Olimpit
atje ku jetojnë Zotat…
Ndjenjën e dashurisë tek një femër
Lindur si rezja e diellit pranveror
e mbuloj vështrimi intrigues
i njerzve lakmues
për një kohë të gjatë,
ngelur hijeve të natës në harresë..
Bukurinë femërore e vranë
si një zog
sapo hapi krahët të fluturojë..
Por muzën, frymëzimin e saj
s’mundën ta ndalojnë, tek një femër..
Kur shpirti i saj mbushur me kristale
me gjurmë kujtimesh
shpërthen, kësaj fund pranvere..
Dhe pse mbyllur murreve të shtëpisë
nga Corona virusi, marrë jetë njerzish,
të çdo grup moshe.
Ajo nuk qëndroj e heshtur…
Solli grimca jete, përjetuar
tek ty lexues i nderuar..!!
Çfarë kërkoni tek një femër
ju o njerëz që s’kini emër..!?
Koha do ju përvëloj,
me zjarrin e stinëve të saj
Ngelur brenda vehtes, si netët polare
kur prisni zgjimin…
Dhe diellin kërkoni ta pushtoni
mos ngrohë gjithësinë..!?
Për veten kini menduar
jetën ta bëni sa më të mirë
…vetëm njerëz nuk jini
….O Antinjerëzorë..!?
Shpejt a vonë do ikni një ditë…
…..Vallë nuk e dini…
Kush do te rrojë, do të gëzojë..!?
USA
Të drejtat e autorit rezervuar.