Kur ndodh diçka larg…Preng Maca


Shtëpia e përfshirë nga zjarri dukej që larg dhe zogu ndërkohë po lëvizte i shqetsuar, ndërsa fliste me vete : “Çfarë po ndodh kështu? Mjerë ne!”

“Çfarë thua o zog mendjelehtë? – tha pema, ku zogu kishte ngritur folenë në degët e saj. Ajo shtëpi që digjet është aq larg dhe zjarri nuk ka mundësi as sesi të vijë gjer këtu.”

Atëherë zogu i vogël iu përgjigj:

“ Ah moj pemë! Është e vërtetë që zjarri është aq larg dhe nuk mund të vijë kurrë gjer tek ne, por….

Njeriu që po i digjet shtëpia do ta ngrejë sërish atë dhe për këtë gjë i duhet të presë pemë e ta ndërtojë shtëpinë e re. Pemët do të mundohet t’i presë sa më larg vendit ku do të ndërtojë shtëpinë, për të ruajtur pyllin afër tij. Ti je një pema larg, ku ai mund të zgjedhë lëndën për të ndërtuar. Unë kam folenë e zogjve tek degët tuaja…Kështu pra po them mjerë ne , ndërkohë që shtëpia e njeriut po digjet atje larg”