Kur të harrohesh…Fatbardha  Zirka


Kur të harrohesh ” ti”ndonjë ditë

E në kujtimet e mija të futesh

Do të’ bëhem” unë” re përmbi sytë

Jo”,ti” mos u trëmb, kur” un” të shkrepë shkëndit

Dhe kur papritur , reshjet të pikojn nën qerpikë

Atëher” ti “mbush dy gota plote pêr plotë

Të” turbulluar” , se bashku t’i çugisim gotat

Në mes mendimesh, të pimë brengën dhe të shuajme mallin e pa shuar ..

Kur të’ harrohesh , “ti” ndonjë natë

Dhe errësira të prekë nën qerpikë

Do të bëhem, fllad të pëshpëris mbrëmjeve të vona

Jo,” ti”mos u tremb, kur zëri im të xhugas në zemër

Dhe kur papritur, reshjet të pikojnë nën qerpikë

Atëher ti mbush dy gota plotë për plotë

Të” turbulluar “së bashku t’i çugrisim gotat

Në mes mendimesh, ta pimë brengen dhe të shuajme mallin e pa shuar ..