Kur thu Dibër ke thanë Shqipni!!Miranda Troci Derti


Kur thu Dibër ke thanë Shqipni gjak e troll i Arbrit’
Ashtë ndër breza e lamë në gjak tmerr e varr për hasmin
Në nji anë Lumën e tjetrën Matin rrethu në vllazni’
I mbledh shqipja krahësh nën sqetull Gjergji i mban në gji,

Te thuash Dibër ke thanë Shqiperi ke thanë Nantë Malet,
Ke thanë zemrën e Kastriotit gjak e tokë që sfalet’
Ke thanë Dibêr ke thanë rranjë e djep i Arbërit’
Fole shqipesh zemër luanë vend i prijētarit’

Ke thanë Dibër ke thanë Shqipēri bashkë me Dibër tê Madhe’
E ndau Evropa e bani dy në shkresa e traktate’
Dibër zemra e shqiptarëve ‘
mos ndani nê copa’
Hijenat duan me ia ngranë kryet me ba mish per topa’

Ke thanë Diber ke thanê Shqipëri ke thanê Korab e Radikë’
Kurorë me Gjalicën Runjën Martanesh’ Dajt Trebeshinë Shkelzen’
Ke thanë Dibër ke thanê Shqipni ke thanë kastriot’
Nji herë shqipja e thrret vllazninë vendit me i dalë zot’

Shkroi!!
Miranda Troci Derti !!
Reç Dibër!!!!