“Lëkundje deti”-Eqerem Canaj


“Lekundje deti”
Poezi

Dielli zarre le diten,
rrokullitur fshehtas tejfund,
kercenueshem nata ne turr,
duke tundur theket e zinj,
boten themelesh lekund…
Dite – nata celsi qe s’e gjen kush –
loje nervore e universit :

tret njeriu, pika e veses…

Nga mbremja ne agim,
nga agimi ne mbremje,
truri, papushim, bluan miell,
vetedija, rreze dielli,
bota drejt shthurjes,
pjelle e se ciles, zventimi,
i cili provon shpernguljen

dhe vrapon e vrapon njeriu,
me nje cante shpine ngjeshur.

E zeze canta si nata,
mbushur skica, plane, projekte,
endrra llahtari, nates zbuluar,
vargmale te egra, te blerta,
detera kaltersishe e dashuricka,
gjethe blu, gojera qe vjellin genjeshtra.

Njeriu yne, njeriu yne –
enderr
dhe zhgjenderr,
do te kthehet, ndoshta, nje dite
ne piken nga ku qe nisur
ose ne arkemortin e zi,
ose ne cante – shpinen :

nje skelet i prishur…

Dielli zarre le diten,
rrokullitur fshehtas tejfund,
kercenueshem nata ne turr,
duke tundur theket e zinj :

boten themelesh lekund.