Lëmim-Faslli Canaj


Faslli Canaj

Gishtat lëmues, ura hedhur mbi zjarr,
Qerpikët e bukur, mashë që shpuzën e shkrep,
Epshi i buzëve urave, prushit i fryn,
Flaka oxhakun flakon dhe blozën e djeg.

Erashka e flokëve mbrëmjes mbi supe zbret
Të shurdhrës natë në vesh i mërmëritë:
“Të verbrën hënë lëre ta gdhijë me xhelozinë
Teksa ne shtratit rrokullisemi të lakuriqtë.”

GRINDJE

Erashka e flokëve mbrëmjes mbi supe zbret
Të shurdhrës natë në vesh i mërmëritë:
“Të verbrën hënë lëre ta gdhijë me xhelozinë
Teksa ne shtratit rrokullisemi të lakuriqtë.”

U zumë keq bashkë
Një ditë ne të dy.
Ti shpinën ktheve
Rrugën mbrapsht more:
-E, kurrë,-më the,-
S’të shoh më me sy.

Ca fjalë nga pas…
Të nisa unë shpejt
“Njëmijë shkëndija
Kur masha i shkrep
Bubërrojnë oxhakut
Pas pak zënë zbresin
E mbesin pa jetë
Buzë vatrës vdesin.

Dhe dallga bregut
I ikën vrap,
Dhe valët shpesh
Dëbuar ka rëra
Pak kohë më pas
Kthehen të tëra
E njëra- tjetrën
Zënë puthin prapë.