Lexoni o fëmijë-Nijazi Kastrati


Libri është dritare

Bota ku shikohet

Flora e fauna

Çdokund si zhvillohet.

Si qenka relievi

Çdokund nëpër botë

Si duket udhëtimi

Nëpër det me flotë.

Sa shumë na kthen prapa

Thellë në histori

Ngjarje e shume luftëra

Që bënë për liri.

Sjellin dashuri

Kur i lexojmë ne

Ndjehemi të lumtur

Fluturojmë mbi re.

Me te shpesh ne shkojmë

Deri në galaktikë

Për te pa hënën

Se si ajo shndritë.

Zhytemi në fund deti

Pa u lagur fare

Sepse libri është

Dritare e madhe.

Për shumë perandori

Si ngriten e bien

Për shumë luftëra të mëdha.

Shkakun që shpërthyen.

Për Ditën e Librit

Urojmë me kënaqësi

Lexoni sa të mundeni

Të dashur fëmijë!