Liljana Shkodrani Baçi-HAKI SMORRI HAK


HAKI SMORRI HAK

Se di në e keni idene si komunikojnë Kinezët mes tyre. Dhe unë s’isha aq e sigurtë .

Ditët e qëndrimit në Spanjë më hypën nervat jo një herë. I mora inat për të disatën herë. I kisha jo shumë qef që këtu e gati 25 vite më parë kur shkonim shpesh në Kuesturën e provincës për të famshmet dokumenta të ashtuquajtura ” Permesso di sogiorno” . Niseshim shumë herët të merrnim trenin, më pas autobuzin .Duhet të ishim në rradhë si fillim për të tërhequr numrat e hyrjes në zyra .Zgjaste gjithë ditën pritja. Fëmijët ishin të vegjël. Humbnin ata një ditë shkollë ,ne një ditë pune. I ngrinim me vështirësi .Unë rrija atë natë për të pritur gdhirjen pothuajse pa gjumë. Isha në punë në një familje që kujdesesha për një plakë fantastike që i dedikoj qëndrimin e sistemimin tonë në Itali , dhe për faktin se nuk pranojë vetëm kohën dhe krahët e mia , po këmbënguli të mbaja me vehte familjen për mos u shkëputur sidomos prej fëmijëve. Po nuk duhej të rrinte vetëm asnjë minutë.Ne iknim , e mbesa vinte.Më duhej ta lija shtëpinë të rregullt sikur nuk kish qën asnjë përgjatë natës. Shtretërit, banjon, plaçkat , guzhinën, enët e mëngjesit të fëmijëve i lija të lara e të thara, e kështu gjithëshka. Ç’them , shtretërit .Shtrati i fëmijëve ishte një divan dy vëndësh me dyshek të hollë saqë në mëngjes fëmijët kur i ngrija i mbesnin shënjat e sustave në trup.Im shoq flinte në një krevat portativ , unë pranë plakës Laura.

Ku e lash? Ë, po.Te Kinezët .

Më kapte ankthi në autobuz kur do vinte stacioni për të zbtitur sepse kish pak rrugë deri te kuestura ku jashtë ishin me qindra emigrantë që prisnin të hapej sporteli për të tërhequr numrin. Çdo herë kish dhe kinezë në autobuz. Mua ethet .” Rri e qetë ” më thoshte im shoq e i shtrëngonte fëmijët fortë që të zbrisnim pa merak , aq shumë njerëz kishte për në stacionin tonë.Hapej porta e autobuzit. Të parët kinezët. Unë shigjetë. ” O , ba, iku mami prapë dhe kësaj here” thoshte i vogli. Kinezi me vrapë , unë nga pas. Arrinim njësojë. Herë unë , herë ai i kishim numrat njëri pas tjetrit .

Arrinte im shoq me djemtë. Ishin të vegjël.Qeshnin kur unë zmadhoja marrjen e frymës nga vrapi ” për faj të kinezit” .U bë si barsaletë në familje kjo bëmë.

Pothuajse ç’do herë kur hapej porta për të hyrë brënda ku ishte në të vërtetë pallat sporti . I ftohti ish ngricë në dimër. Fëmijët nga gjithë shtetet më të shumtit qanin. Punonjësit polica fillonin punën kur tu tekej. Kemi parë pamëshirshmëri . Im bir i vogli i revoltuar sa na habiste përsëriste çdo herë- ” Ma, kur të vin italianët në Shqipëri as ne mos i japim ” permesso di sogiorno”.

Siç thash , zevzekllëku im ish i pashoq ( e ka mbetur i tillë) ; sa hapej porta , hidhja një sy njerëzve para meje në rradhë e futesha si ngjalë. Tak , mbërtheja për krahu ndonjë kinez.Sa habitej ai , punonjësi më kish pyetur: “Zonjë me kë jeni ? -” Ky është im shoq” i thosha për kinezin. Për fat që kinezët vështirë të kuptonin gjuhën .

Më kish mbetur gjithnjë ky opinion dyshyes për kinezët e se fsheh që nuk jan në rradhët e para të simpative të mia. Ditë më parë vendosëm të shkonim në Tarragona( Spanjë) . Morëm trenin në Barcelona .Kish zhumë njerëz ë do zbrisnin në stacione të ndryshme për plazhë. Kishin çadra në krahë , kapele e shumë gaz.

Mu karshi këmbëve tona kur ndalojë treni ra një portë e trenit. Me nxitim para shumë njerëzve një çift kinez që kishin shumë valixhe e çanta e pothuajse bllokuan për pak minuta hyrjen e ne të tjerëve. Me vehte uroja mos isha pranë tyre.

Jo , më jo. Ecëm pak në vagonet përpara e u ulëm .Me ne ish dhe qeni Haki.

Çtë shoh: çifti kinez u ulë te sediljet pas nesh. Nuk zhgënjyen inatin tim të çastit. Burri vendoste valixhet e një çantë të madhe ku gati sa si ranë makaronat me brumë orizi. Vinte këmbët mbi sedilje. Unë shfryva – ; O Zot, shih më shih çbëjnë” .

U ulën e kur ja filluan një muhabeti energjik .. U mbyllën gojën çdo pasagjeri Vetëm ata dëgjoheshin.Flisnin me një rrjedhshmëri të habitshme. Nuk merrnin frymë.Kështu dukej. A ekzistonë presja në të folurën e tyre?

Kështu duket shpeshë gjuha italiane .

Kur isha në Greqi mendova; ja hidhkan italianëve .Me Spanjollët po ashtu, më duket rrjedhshmëria e gjuhës së tyre e ngjashme me grekët.Po të dëgjosh kinezët, nëne, nëne….

” Të keqen e gjuhës Shqipe ” flisja me vehte e lutesha që hakun të ma merrte Haki .

Po qentë nuk përzihen në mungesën e edukatës .

Në një moment kur se prisnim ra qetësia. Kthyem kokën, po flinin..

Ç’ paqe !

” Shshtt, lutuni të bëjnë nani- nani kinezët “.

” Fati” s’ish me ne. Fjetën pak e ja filluan ndoshta ku e kishin lënë muhabetin .Ai hoqi atletet. Fërkonte këmbët .Mu shpif. Ajo dërr- dërr- dërr….

– ” Ma, çohu, mbërritëm në Tarragona” .

Unë zbrita me një mimikë të shpifur ngaqë më vinte si për të vjellë. Jam bërë keq…

Prita të më thoshin të mijtë -” Sa tu tkurrë lista e simpative?” …Boooo.