Lulet për ty…!Zymer H.Haliti


LULET PËR TY…!

Atë ditë erdha drejt teje me shkas

një tufë lulesh kisha blerë për ty

sa shumë doja të takoj në klasë

por ,kur hyra s’të pashë me sy…!

Më thanë se ke ikur diku në malësi

me askë s’ke folë, s’je përshëndetë

dikush të kishte parë me lotët në sy

mjerisht unë kur erdha s’të gjeta ty.

Lulet më mbetën në duar të njoma

mbeta në vend pa fjalë e pa zgjidhje

atë ditë m’dukej se pat faj dhe shkolla

që ti, tinëzisht zgjodhe rrugën në ikje

Ti ike…s’pate faj,dikush të mashtroi

por ti e doje shkollën,mësoje shumë

më pate thënë;si mjeke do të punoje

më pate gëzuar…se ashtu doja unë.

Ku mbeten premtimet,dëshira jote !?

se do shërosh të smurët pa pritesë

do të jesh krenare bijë e kësaj toke

sot bashkë me lulet u vyshk një besë.