Malli im-Rudina Beja Muharremi


Rudina Beja Muharremi

Malli im,

mos vallë kthehesh në fëshfërimë

erashkave të pemëve

kyçin krejt trishtimin e dimrave,

apo hapave hedhur udhëve të kalldrëmta

që memoriet të gjalla mbartin brënda?

Ku strukesh ti malli im

që zemrën ma mbush me mungesë?!

Mos vallë, tek ata njerëz të hajthëm

që vështrojnë e ndezin flakën e buzëqeshjes

pamjes së tyre të hijshme

vizatatuar ëmbëlsisht në magjepsje,

apo oborreve ku mbeten gjurmët e ecjes

ku ende zogjtë,

me cicërimat e pareshtura

duetojnë me valët?

Përhumbem madhështisë së atyre perëndimeve,

ku ende flladiten kujtimet,

e ku një mjellmë e bardhë

përplasi flatrat me pendër e gjata,

Për të shtegëtuar liqenit të akullt!…