Malli për ty vjeshton mbi vetull-Leonard Pipa


Malli për ty vjeshton mbi vetull,

Po asnjë grimë prej tij s’jam plakur,

Shiun e lotëve e var në pjegull,

Vështrimin derdh si ujët e pakur

Ku je pas ëndrrës? Je bërë flutur?
Me krahë të bardhë shtegëtimi,
Unë jam këtu…si bukë e ndukur,
Si lumë më mbyti mallëngjimi…

Më dridhet buza për një fjalë,
Veç në ma thënç të bëhem lis,
Ky zjarr i çmëndur më ka halë,
Copat e zemrës s’di ngjis!…

Por veç një çast fryu një erë,
Dera u hap me duf duhi,
Askund s’më shkoi mëndje e mjerë,
Shpirti ma deshi… të ishe ti.