Malli për-vendlindjen-
————————
Në mëndje më vjen një poezi e Dritëoit
kur në fshatin e lindjes,shkoi livadheve dhe arave
dhe mbushi një çantë të leshtë me dhe
dhe e çoi atë,tek Lidhja e Shkrimtarëve.
Në atë kohë kur poezinë lexoja
tho:Kaq-mall paska ky njeri?
por sot që nga vendlindja jam larguar
po e ndjej atë mall dhe unë tani.
Këtë mall e ndjej për vendlindjen
atje ku unë kalova fëmijërinë
atje ku te shumtën e jetës kalova
dhe kjo ma shton,me shumë dashurinë.
Dhe ndonjëherë atje kur shkojmë
që mallin të nxjerrim ne mundohemi
por edhe atë cop herë,atje kur vëmë
më shumë për atë vend ne ligështohemi.
Çdo shtëpi dhe rruge të shkatërruara
mure të rrezuar, kudo gërmadhë
a do të vije, ndonjë ditë ndoshta
dhe të ndërtohet, si më parë vallë?
