Mbi supet e shekullit-Jashar H Selmanaj


1.

Plaget kerkojnë sherim

Zgjohet koha e kerkon drejtësi

Zëri i jehonës në burim

Mbi supet e shekullit ska qetësi.

2.

Akujt e errësira tretën

Në rrenoja të shekullit mbetësh

Epshi e flak të vertetën

O zjarr i kohes ku mbeshtetësh.

3.

Sytë koha i zgurdulloj

Ah, plis bardhet duke marshuar

Ërrësirën se përballoj

Ne presim plagët më u sheruar…

4.

S’jemi nën germadha

Më shumë stuhi shqipja përballet

Por ka ditë të bardha

Ëndrra për bashkim prap ringjallet.