Më pëqen shkruaj!-Jana Tafilaj


Jana Tafilaj

Më pëlqen të shkruaj
Ç’do mendim që kam
Me pikë dhe presje
Një varg vjershe jam.

Mendimet më rrjedhin
Vargun mbaj në rresht
Burimet s’shterojnë
Si shiu në vjeshtë.

Kur qielli të errësohet
Dritë të mos ketë kund
Do të mar kandilin
Të shkruaj urtë e butë .

Kur retë të nxijnë qiellin
Yjet të zihen me diellin
Më pëlqen të shkruaj
Se nuk dua të vuaj .

Kur yjet të lotojnë
Lotët të pikojnë mbi tokë
Penën do ta ngjyej
Të kripur vargun në lotë.

Mbas shiut dhe breshërit
Kur të dalë ylberi
Vargjet flak të ndizen
Le të digjet qielli.

S’mund të ndalë muzën
Strofa mbushen vetë
Mendimet kërleshur
Zbresin posht nga retë.

Ndjesi e shpirtit tim
Herët në mëngjes
Çdo varg e çdo strof
Trëndafil me vesë!@

****AUTORJA ****
Jana Tafilaj !
11,1 2024 !!