Më pëshpërin-Dëfrim Selmani


Më pëshpërin në vesh një fjalë,

më flet shumë ëmbël më bën veri!

Më trazon shpirtin si det me valë,

magji më bën si për çudi!

Më pëshpërin dy fjalë pas veshi

dhe unë bëj sikur s’kuptoj!

Në veshin tim këto fjalë nuk heshtin

dhe dua përherë t’i dëgjoj!

Më pëshpërin më flet shumë ëmbël,

unë nuk e di s’i të veproj!

Më duket fjetur do jem në ëndërr,

bëj të rri larg por të afroj!

Më thua flalë më tret ngadalë

e më rri pranë si pëllumb i bardhë!

Më puth në faqe,në gushë e ballë,

më bën të ndihem si det me valë!