ME VALËT E DETIT TË ÇOVA FJALË !
Me valët e detit,unë të çova fjalë.
Do vish në Garden Villa Veli sivjet ?
Ende nga ti,s’më ka ardhur asnjë fjalë.
Mos vala pulëbardhë humbi nëpër det?
Në bregun e detit,të pres çdo mëngjes.
Pres valën lajmëtare,të kthehet në breg.
Mëngjeseve,mbrëmjeve ,si murg po pres.
Pritja në vetmi ,si saç i nxehtë më djeg !
Kam thurrur ëndërra të bukura këtë verë.
Këtë verë,do të këndoj për ty serenata ..
Këndon shumë bukur,më thoshje përherë.
Gjithmonë ishim bashkë,unë,ty,edhe nata !
Çdo natë një poezi të re,të lexoja tek veshi
Dhe ti,me puthje gjithë zjarr më mbuloje.
Puthjet tona edhe vetë vala i bekoi,i deshi .
Më puth,më puth parreshtur,i dashur,më thoje!
Oj,sa po vonohet kjo valë e qetë postjere..
Mos ndoshta u mbyt,në të madhin oqean?!
Do më lësh ti mua të vetmuar,kësaj vere?!
Zemrën time,vallë..nuk e ndjen që po qan ?
Një tufë lule gjeta tek çadra ,këtë mëngjes.
Tek kordelja e kuqe ..,dy fjalë ishin shkruar..
Zemra,nuk komandohet,s’ju harroj,sa të vdes.
Por me një tjetër, marrëzisht jam dashuruar !
Shumë e drejtë,zemra…nuk komandot vërtet.
Dashuritë e mëdha,shuhen në det si meteor.
Kështu më tha një miku im i vjetër..poet…
Dashuritë e mëdha, si shëron asnjë doktor!!
![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pb/WFnZXMmc3JjPWh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDIzJTJGMDclMkYzNDc0MjcyMzhfMzYyMDk3Mzk2NDc5MDIzN184Mjg5Njk4NjM1Nzk5NjA2NjE1X24uanBnJmNhY2hlTWFya2VyPTE2ODg4OTkzOTktNDkwODMmdG9rZW49MDNjY2EyOGYwMjk1ZWQ0YQ.q.jpg)