“Mes miqve të mi letrarë, unë Financieri romantik!!!”-Piro Minella Millona


Do mundohem të sjell për miqtë e mi në rrjetin social portretin e Angela Kosta lindur në vitin 1973 në Elbasan, por prej njëzetetetë vitesh jeton në Umbertide të Peruxhas. Ajo shkruan për gazetën shqiptare “Gazeta Destinacioni”, boton poezi për “Mesdheu, Revista Letrare”, bashkëpunon dhe përkthen në gazetën e përmuajshme italo-shqiptare “Le Radici – Gazeta Rrënjët”, boton poezi në portalin “Alb – Spirit” është autore e poezive në revistën “Orfeu – Prishtinë.”

Në vitet 2003 – 2004 Angela Kosta botoi në Shqipëri librat: “Shpirt i burgosur” (roman) dhe librin me novela “Më fal.”

Në Itali ajo botoi disa libra: “Varësja Magjike” (2007 – roman), “Shkëlqimi i lotit” (2008 – poezi); “Sytë e nënës” (2011 – roman), “Milioneri i varfër” (2017 – roman), “Të jetosh” (2008 – poezi), “Përtej oqeanit” (2019 – roman), dhe së fundi ajo botoi librin me përralla: “Ylberi dhe Sara e vogël” me vizatimet e realizuara nga Kristiana Sterjo, përfitimi i të cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS Komitetit Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Limfomave dhe Tumoreve tek fëmijët dhe të rriturit. Ky është libri i dytë që Angela Kosta boton në Itali dhe përfitimin ua dhuron Shoqatave bamirëse. Pikërisht në vitin 2008 ajo botoi përmbledhjen me poezi “Shkëlqimi i lotit” në favor të ONLUS për kërkimin shkencor të Skleroza Laterare Amiotrofika (SLA). Mediat shqiptare dhe italiane kanë botuar shumë artikuj për Autoren në fjalë.

Diku lexova vargjet dedikuar figurës së nënës. Më lejoni të sjell disa vargje:

Për nënën time:

Kam shkruar shumë rreshta /vargje pa mbarim /për lotët /dhimbjen dhe dashurin./Në to bën pjesë edhe ti nëna ime/

Dua t’i puth sytë plot mirësi/

Të përkëdhel duart e tua të ngrohta ashtu siç bëje dikur edhe ti…/

të ulesha në prehërin tënd ku gjeja paqe dhe qetësi./

Sa e lumtur isha atëherë!/

Kur duart e tua më përkëdhelnin thellë shpirtin

Dhe e gjithë qenia ime lulëzonte/

Të lutem Nënë: Përtej qiellit mos ik!

Duke hulumtuar në shumë artikuj botuar për Figurën e Angela Kostës ku shprehet:

“Sikur të më kishin thënë që 6 muaj më parë kur isha shumë sëmurë dhe nuk shihja asnjë dritë në fund të tunelit, nuk do ta besoja, por ja ku jam sot me një botim tjetër, një tjetër ëndërr në sirtar që arrita ta realizoj.

Sapo doli nga shtypi libri im i ri: PUSHTETI I APOKALIPSIT.

Por mendimet dhe vlerësimet për Angela Kostën kanë gjeografi të gjerë nga shumë vënde të botës. Përzgjodha midis shkrimeve pa fund:

“Angela Kosta është një zë intensiv dhe i shumëanshëm në letërsinë bashkëkohore.”

Narrativa e Angela Kostës është formuluar në këtë vepër përmes Poezisë, Haikut dhe Tregimeve që lejojnë autoren të kënaqet në modalitetin e vet shprehës duke komunikuar tema me ndikim të fortë social, politik dhe emocional. “Ndjeshmëria e saj ndaj temave si lufta, holokausti dhe ngjarjet dramatike njerëzore, madje edhe intime, përkthehet në poezi që kapin vetë thelbin e jetës dhe emocioneve njerëzore… Me aftësinë e saj për t’i dhënë zë grave në tregimet dhe poezitë e saj. Angela qëndron si një rrëfimtare e jetëve shpesh të harruara, një urë mes kulturave dhe një fener shprese për lexuesit kudo në botë”

(Pier Carlo Lava)

Shumë emocionuese është fjala e Angela Kostës në përmbylljen e vitit 2023:

“Këtë vit do ta ndaja në dy pjesë: 6 – muaj që i përkasin 4 – vjeçarit (nga viti 2019), kur nuk isha në gjendje të lexoja apo shkruaja qoftë edhe një shkronjë nga sëmundja e rëndë që më goditi dhe 6 – muajt e tjerë të këtij viti në të cilin pena ime mori hapësirë jo vetëm në mediat shqiptare dhe italiane por edhe në ato botërore. Në këtë fund viti dëshiroj të falënderoj të gjithë gazetarët dhe botuesit të cilët besuan dhe vlerësuan bashkëpunimin tim në përkthime, intervista, artikuj, shkrime, poezi dhe recensione. Po i përmend duke shpresuar të mos harroj askënd:

– Calabria Live – Santo Strati

– Alessandria today – Dr. Pier Carlo Lava

– LartecheMipiace Blogartecultura – Giuseppina Irene Groccia .

– Gazeta Destinacioni – Gezim Llojdia

– Alb Spirit – Çerçiz Loloçi

– Perqasje Italo Shqiptare – Artur Nura

– Gazeta Nacional – Mujo Bucpapaj

– Revista Orfeu & Orfeu.al – Dibran Fylli

– Gazeta Ciceroni & Quick Amazing World

( Ruzhdi Gashi)

– Gazeta Rrenjet – Hasan Aliaj

– Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare – Sokol Paja

– Revista Atunis – Agron Shele

– Gazeta Lissalba – Dragusha Ndue

– Revista Obelisk Roland Lushi

– Revista Letrare – Shani Pnishi

– Gazeta Pirusti News – Aleksander Ndoja

– Rad and Radi – Jozef Radi

Gazeta Dukagjini, Gazeta Kujtesa, Albania Press, Një Dritare e Re, Sprint.al, Diaspora Shqiptare, ATV, RTK, Radio Kosova e lirë, Telegraf, Bota Sot, Media Patriotik, Fjala e lirë, Tekste Shqip, Revista Psikologjia, Fjala, Bulevard Media, etjer…

Falenderoj me mirënjohje për botimin në kopertinë në Revistat e tyre Prestigjioze Ndërkombëtare në shtete: Liban, USA, New York, Florida, Miçigan, Pitsburg, Kanada, Zelanda e Re, Algjeri, Egjipt, Kinë, Rusi, Poloni, Marok, Bangladesh, Indi, Taxhikistan, Kirgizistan, Siri, Kroaci, Tunizi, Spanjë, Turqi, Korea Jugut, Gjermani, etjer…

– Elite Magazine (Princesha SmriHrh Narzine Bani Hashem)

– International Literary Language Journal

Tamikio L Dooley

– Wordsmith Editorial – Omatee Ann Marie

– P.L.O.T.S. Creativives Magazines

– Frendship of People – Убайдулло Сангинов

– Il Giornale “La Nazione” – P. Ippoliti

– Il Giornale “Il Messaggero” – V. Rondini

– Il Giornale “Il Corriere dell’Umbria” M. Lorusso

– La Rivista “Confidenze” – Angelina Spinoni

– Capoverso – Franco Alimena

– La Rivista “Nova Arte e Scienze” – Antonio Limoncelli

– Umbria Viva – Federica Mastroforti

– Il Quotidiano d’Italia – Giuseppe Criseo

– Notizia Diretta – Paolo Ippoliti

– Umbria 7

– Il Giornale Letteraio – Anna Ferriero

– Lo Scrigno di Pandora – Anna Lisa Minutillo

– The Global Dayli – Mahbubur Rahman

– Fevers Of The Mind – David L O’Nan

– Journal Setty – Sunil Sharma

– Azahar – Jose Luis Rubio Zarzuela

– Revista Gliterati – Shalini Yadav

– Journal China – James Tian

– News neju – Byeong Cheol Kang

– Akhbar 7 – Aziz Mountassir

– Micropoetry & The Fateh Purres – Shailesh Veer

– Raven Cage – Jerry Langdon

– Lothrorien Poetry Journal – Marcus Jones

– Himalaya Diary

– Güncel Sanat Baygenç Kitap (Arslan Bayır)

– Journal INNSAEI – Tejaswini Patil Dange

– Spillwords

– Zvona i Nari – Ana Stranfok etjer…

Por mendoj me interes është për lexuesit e shumtë të profilit tim edhe marrëdhëniet:

Angela Kosta – Piro Millona Minella:

Zanafilla nis në fillim të dhjetorit 2023 kur një mesazh erdhi nga Znj. Angela Kosta ku më njoftonte se:

– Sot në Perqasje Italo Shqiptare ju ftoj të lexoni: biografinë, vargjet dhe një prozë të shkurtër të poetit dhe shkrimtarit Piro Millona Minella.

06 Dhjetor 2023.

Dhe botimet nisin në vijim edhe në organe të ndryshme në shumë gjuhë të botës:

– Në Revistën Orfeu.al – Kosovë ju ftoj të lexoni biografinë, vargjet dhe biografinë e shkrimtarit Piro Millona Minella.

07 Dhjetor 2023.

-Sot në Gazetën جريدة أخبار 7 Akhbar – Marok poeti dhe shkrimtari Piro Millona Minella vjen me vargjet e tij në arabisht. Falenderoj me mirënjohje për botimin gazetarin Dr. Aziz Mountassir.

15 Dhjetor 2023.

-Botimi në ITALIANEWSMEDIA.IT – P.C. LAVA – MAGAZINE ALESSANDRIA TODAY:

Në këtë organ Znj. Angela Kosta përshkuan jetëshkrimin tim letrar me hollësi.

18 Dhjetor 2023.

Përsëri një botim në një organ tjetër letrar të kohës:

-Sot në Revistën Prestigjioze Ndërkombëtare Elite MaGazine مجلة النخبة (Liban) në Edizionin numur 71 autori Piro Millona Minella publikohet me vargjet e tij në gjuhën arabe.

19 Dhjetor 2023.

-Në Revistën Prestigjioze Ndërkombëtare Polisfreepress Magazino – Greqi, publikohet biografia dhe vargjet e poetit Piro Millona Minella.

02 Janar 2024.

Konfirmuam bashkëpunimin tonë për vitin 2024 dhe botimin e krijimtarisë time dhe në gjuhë të tjera të botës.

I uroj Znj. Angela Kostës për Vitin e Ri 2024 suksese në krijimtarinë e saj si poete, përkthyese dhe në misionin e saj fisnik për promovimin e krijimtarisë të penave të letërsisës shqiptare…

Piro Millona Minella

Tiranë, më 03 Janar 2024.