Midis vargjeve të poetit-Godo Mehmetaj


Midis vargjeve të poetit

Midis vargjeve te poetit

gjeta fushat pashe dhe detin

gjeta male plot me bore

ku bëjnë drite meteorët

Duke lexuar poezinë

me mend isha zhytur brenda

poeti kishte thurur vargje

sikur shkova neper ëndrra

Strofë pas strofe u habita

sikur dola nga orbita

hyra një çast ne panik

pashe ne horizont një drite

Fillova te fshija sytë

se mos isha neper gjumë

u gjenda si ne udhe kryq

thashë çmu desh mua kjo pune

Përmes fjalësh ngatërruar

nga rreshtat spo dilja dot

si një varkë ne mes te detit

qe kërkon te dale ne toke

Ky poet si një legjendë

gjithë jetën libra mbolli

pene e arte qe ka lëne gjurme

Firmosur Dritero Agolli