Minush Jero,nip i frashërlinjve-Nga Petraq Kote


“Njollat e Murme 1969”, “Të pamposhturit 1971”, “Ura”, “Dasmë në Luftë”, “Jasht bie shi”, “Historia e një Nate” etj., janë dramat e dramaturgut rebel të letërsisë realiste shqiptare Minush Jero 1932- 2006.

I mburrur nga Mehmet Shehu, i duartrokitur e më pas i dënuar nga Enver Hoxha, jeta e tij artistike por edhe sociale u viktimizua keq. Përfundi në burg nuk ishte fundi i tij, fundi i tij ishte ndalimi diktatorial i të shkruarit edhe më 1986… të komunikuar nga Dritëro Agolli.

Askush nuk foli më për Minush Jeron e Vlorës së madhe, e Shqipërisē së vogël diktatoriale, foli pak Durrësi ku edhe u shua fizikisht. Pak njerëz ishin në varrim, se pak njerëz kishte nëndija asaj bote shqiptare. Ai u varros me kostumin më të shtrenjtë të atdhetarisë të etiketuar, “Shqipërinë e bëjmë vetëm ne, jo të huajët!” Ishte pas hapëbërës i poetit tjetêr disident të pushkatuar të ushtrisë shqiptare Trifon Xhagjika (Krishtlindje 1963), të dy artilierë kundërajërorë në spesialitet, të dy gjeni në letërsinë shqiptare…

Drama e shkruar jona, nuk ka të dytë si Minush Jero, saktësinë e kètij përfundimi e njohu aq mirë edhe Mihal Luarasi i madh i regjisures së madhe shqiptare…

@kotepetraq