Në trungun e pemës
Në degë pranë
Fytyrën tënde të ëmbël kujtoj
Me mall e nostalgji të mendoj.
Papritur
në mendime po tretem
Si fëmijë e si i rritur të kujtoj
Pa ty ndihem vërtet i vetëm
Kohërat e shkuara
kujtimi i mbuloj.
Në faqet e Facebook-ut
Kujtimet tona treten
Njësoj
Si gjethet e thara në vjeshtë
Çuditërisht
Jan të vetmet kujtime që mbeten
Në dremitje të një dite
Kërkoja miqësinë e thjeshtë.
Sa shumë gjëra
vlejn në këtë jetë
Edhe atëher
Kur ndjenjat e mia perëndojnë
Ndjenja mistike
E miqësi e vërtetë
Miqësit e mira
Zemrat shërojn.
Halit Haliti