Jam unë-Mimoza Maria Ajdhoni


Mimoza Maria Ajdhoni

Jo, ti nuk do më ndryshosh,
të më duash, se të dua,
mos thekso ato që s’ do,
po çfarë të pëlqen tek mua.

Se jam unë që ti dikur,
dashurove marrëzisht,
jo vetëm për sytë e mi,
po për qënien tërësisht.

Tani thua kam ndryshuar,
lodhje vitesh sigurisht,
rrudha shfaqen edhe shpirtit,
por jam unë pavarësisht.

Të më duash se jam nënë,
se jam grua, se jam femër,
të më duash ashtu thjesht,
për ato që kam në zemër.

Se ato që kam në zemër,
nuk i ndërroj për asnjeri,
as për ty nuk do t’a bëj,
por më duaj gjithsesi.