Mos gabo!!!Besnik Memelli


Mos u mendo, bukuroshe,

Se ti je, një vajzë e mbarë,

Mos u bëj, si një kodoshe,

Vetes kurrë,mos ju bëj barë.

Buzëqeshi, ëmbël jetës,

Mundohu, që t’a shijosh,

Merja mjaltin, të vërtetës,

Mos gabo,mos dashurosh.

Mos dëgjo fjalët e djallit,

Por,anashkaloi me kujdes,

Jeto, me djersën e ballit,

Dhe mos ki, aspak pendes.

Po qe, se ndodhesh keq,

Mallin, kthehe në forcë,

Mos e lërë, të bëhet dreq,

Mos e lërë, t’ju mposhtë.

Mos u hidhëro, bukuroshe,

Nga të mirat, që të vijnë,

Në mes tyre, ka dhe boshe,

Duhet, të ruash qetësinë.

Shokun e jetës, zgjidhe,

Ashtu, si dhe vetja jote,

Atë mëndjen, mblidhe,

Si zihet besë, kësaj bote.