Ndonjeherë e zvogëlojmë kaq shumë botën tonë-Kledi Shegani


Kledi Shegani

Ndonjeherë e zvogëlojmë kaq shumë botën tonë.

Na ndodh që ashtu , pa dashur i japim përmasat e një njeriu, që mendojmë se do të ndryshojë sadopak ditët tona, duke i mbushur me vëmendje, kujdes, dashuri. Por kuptojmë në fakt që e jona ndodh të jetë vetëm dëshirë. Mëkat kur bota bëhet kaq e vogël!

Se të jesh bota për dikë është ndjesi fantastike po edhe përgjegjësi që jo çdokush e mban.

Kuptojmë ditëve që jetojmë që ngjyrat dhe emocionet në fakt i kemi brenda nesh e stinëve të zemrës pranverën ua sjellim vetëm ne.

Është pranverë, lulnaja e shpirtit ka aromë lulesh e ngjyra dashurie…