Në fokus Butrinti nga Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore -UT-


Diskutim tejet interesant sot në DATK nga Profesor Richard Hodges mbi kontributin dhe studimet e tij tridhjetë vjeçare në Butrint. Krejt dinamik prezantimi dhe mendimet mbi koncepte dhe interpretime të së shkuarës apo ndërveprimet mes shkencës dhe politikës. Profesor Hodges e vendosi vëmendjen në një çështje me rëndësi akute por fare pak të adresuar në mjediset tona, pikërisht në transformimin dhe rreziqet që paraqet ngrohja globale për një pasuri si Butrinti!