Në pellgun e puthjeve të heshtura-Gladiola Jorbus


Gladiola Jorbus

Në pellgun e puthjeve të heshtura-

Tentakulat therëse të ndarjes,

zgjerohen deri në kufijtë e gjysmërruzujve.

Kubeja qiellore, mbetur pa tinguj

venitet në asketizmin e ditëve të zhveshura.

Mbi buzë puthjet heshtin.

Dhe mëngjeset zgjohen

pa trëndafila, pa aromë, pa vesë.

Vetmia shembet në sytë e shenjtorëve,

në melankolinë e zymtë të afreskut mural.

Mëshirë, mëshirë….!

Dëgjohen pëshpërimat e shpirtit.

Befas fijet e shpresës përndizen.

Ashtu siç zogu i purpurt, ringjallet nga hiri i tij.

Ëndrrat kridhen mbi pëlhurën e fatit.

Vrapojnë me gjethet e vjeshtës, ngrenë kështjella në erë,

mbështillen me shallin rrezear të diellit.

Gjersa fantazma e lojës së dashurisë,

si një grusht lotësh atavik, i rikthen mbi pellg…

për t’u bërë baltë sërish.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, skulpturë dhe statujë

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 97

Të gjitha reagimet:

4Qerim Bajrami, Gori Stafa dhe 2 të tjerë