Në promovimin e vëllimit poetik ” jetoj për ty” e Katjusha Pogaçi..!!-Nga


NË PROMOVIMIN E VËLLIMIT POETIK ” JETOJ PËR TY” E KATJUSHA POGAÇI..!!

…. Dje ora 18:00, në Sallën e Akademisë së Shkencave Poetja, Katjusha Pogaçi, promovoi vëllimin poetik “Jetoj për ty”, në” vëmendjen dhe kujdesin e znj. Anila Bisha dhe stafit të Shtëpisë Botuese “Mediaprint”.

Vëllimi poetik përmban135 poezi, krijuar gjatë vitit 2013, shkruar kryesisht në Atdhe por edhe në vënde të tjera, ku ka lëvizur Poetesha. Vëllimi shoqrohet me parathënie ku sqaron strukturën e librit dhe raportin mes poezisë, kohës dhe hapësirës.

Për mbyllje ka një Esse, titulluar: “Përpara letrës së bardhë”.

Pjesmarja ishte shumë cilësore.

U takova me mall me Katjushën që i priste mysafirët tek dera e sallës. Shkëmbyem të dy përshëndetjet e rastit.

I kujtova udhëtimin në Gjirokastër më 27 dhe 28 shtator 2019, si ish maturante e vitit 69, ku mora pjesë edhe në dhe në promovimin e librit të Profesor Hajri Shehut, ku skica ime dedikuar Profesorit te nderuar Petro Isufi ishte bere pjesë e atij libri.

-Faleminderit Pirro për pjesmarrjen. Ju ndjek nga larg ashtu në heshtjen time. Shkruani mirë dhe shumë.

Kujtimet e tua janë të bukura.

Në sallë takova dhe mikun Avdulla Kënaçi. Një foto dhe një pikë takimi në ditët të më vonshme.

Në rrjeshtin tim ishte ulur edhe Vllasova Musta Poete e dëgjuar. U takuam një foto dhe pak fjalë.

Kemi patur miqësi familjare të prindërve tanë.

Po kështu edhe nje tokje duarsh me Pandeli Koçin, me të cilin shpesh herë na bashkojnë evente të tilla.

Kur befas i ulur siç isha dikush me preku ne sup:

Një grua e qeshur:

-Si je Pirro. Ta priste mëndja te takoheshim këtu.

Nuk po e njihja. Para meje qëndronte Liljana Shkodrani Baçi, një mike e hershme këtu në fb.

Po ashtu u njoha edhe me Irena Dono, një tjetër personalitet i botës të letrave.

Një veçori më ra në sy. Përballë nesh ishin katër gra, hera e parë që në panelet drejtuese të tilla eventeve nuk kishte nje mashkull. Këtë ndjesi ja thashë edhe një pjesmarrëse ulur afër meje. Qeshi dhe tha edhe une këtë mendova.

Takimin e hapi Znj. Anila Bisha përfaqësuese e stafit të Shtëpisë Botuese “Mediaprint”.

Me fjalë të qarta vlerësoi figurën e Katjusha Pogaçit dhe ecurinë e saj poetike.

Diana Çuli tregoi lidhjet e hershme me Katjushën qysh nga fakulteti dhe tek puna ne organet e letërsisisë. Katjusha e filloi në revistën “Nëntori”. më vonë dhe në revistat “Skena dhe ekrani” dhe “Spektër”

Librin e parë me poezi e ka botuar në vitin 1983 ” Fjala jonë”dhe Katjusha asnjëherë nuk i është ndarë poezisë, por edhe nuk është nxituar kështu në vitin 2016 botoi ” Shkruaj kohën” dhe përsëri pas një heshtje edhe vëllimin e tretë me poezi “Një got diell”

Dhe dje u paraqit me vëllimin e katërt ” Jetoj për Ty”

Interesant ishte fjala Valentina Leskaj, që jemi mësuar ta shohim me petkun e politikanes, dje ishte krejt ndryshe.

Valentina Leska, nuk beri analize për vëllimin mme poezi por na solli udhetimin e perbashket ne rruge te perbashketa me Katjusha Pogaçin…

Shpesh jemi kryqezuar dhe shpesh kemi ndare rruge te perbashketa.

Kur drejtonte revisten “Shqiptarja e Re”, pastaj dhe si gazetare ne RTSH dhe si aktiviste e shquar ne shoqerine civile per më shume se 4 dekada.

E veçanta e Katjushës ishte se kerkonte shpesh intervista por dhe ishte nje burim informacioni per ne, qe ishim ne shtyp dhe per çeshtje te popullsise, gruas dhe Çështje te tjera civile.

Të gjithë e njohim Katjen në dukje e brishte por, realisht ishte e forte, e civilizuar, inteligjente dhe cilesore, me gjuhe te perpunuar, fine dhe e kuruar.

Puna ne Institutin e Studimeve Sociale i dha nje tjeter dimension.

Puna ne Kuvend e ka bere kontributore ne komunikimin publik por, me mendie te hapur dhe inicative …

Vetë puna në këto in stitucione e ka ndihmuar edhe ne poezi.

Xhelil Aliu

Solli momentet kur tregoi se me Katjen ka ndarë një zyrë një mikrofon. Katja i përket hapsirës së shprehjes “Urtë e butë e plot tigani”

Me zërin e tij magjepës recitoi tre poezi pikante. Fiksova dy tituj “Teh i hirtë” faqe 69, dhe “Atdheu” faqe 102, poezi e shkruar në avion.

Pandeli Koçi konçiz u shpreh;

Katjusha hyn ne rolin e nenes, nuk i shmanget perplasjes se intelektuales me poeten… dhe realizem postmodernist me varg te lire, me detaje lirike e të ndjere prej nëne.

Pasqyron realitetin por i shmnaget optimizmit ekzaltues, por ruan ekulibrin duke shmangur edhe pesimizmin e skajshem.

E emocionuar e merr fjalën Katjusha:

Ju falemderoj, ju te pranishem, qe për mua jeni “kryefjala” e sotme.

Duke buzëqeshur ashtu thjesht shtoi: Kur isha ne RTSH më shkiste fjalia ne studio, kurse sot ketu, para jush ky mikrofon me thote lehtë në vesh: ” kujdes”….

Nuk e kam të lehtë të flasesh per poezine, portë flasësh per vete qënka akoma me e veshtire.

E mbylli duke thënë: Dua te lexohet esseja ime qe do shprehet me shume se sa une mundem te flas per veten time.

Shpresoj te meritoj fjalet e mira ne adrese time.

Përsëri shfaqet recitues Xhelil Aliu që lexon essene dhe shton:

“Mendoj se esseja eshte proze poetike që vijon si vazhdim i poezive”

Dhe ne të pranishmit ndoqëm pa marrë frymë leximin aq të kendshem të essesë përmbyllëse…

..Prita rradhën dhe Katjusha e la shënimin e vet në vëllimin ” Jetoj për Ty”:

” Pirros, shokut të gjimnazit” duke e nënshkruar këtë.

Gjatë gjithë promovimit e shkrepa celularin shumë herë duke sjell për ju shumë foto . Nuk harrova edhe foto me Luanin bashkëshortin e Katjushës takuar edhe ne 50-vjetorin e maturës 69 në Gjirokastrën tonë edhe fotoja me vajzën e Katjushës, Mirën ishte një kujtim i bukur për mua.

Aktiviteti ishte i nivelit brilant, por një vërejtje nuk mund te mos e bej në adresë te Televizionit Shqiptar por edhe të televizioneve të tjera.

Mungesa e tyre ra në sy, mos harrojme kontributin e Katjusha Pogaçit në ato televizione për vite e vite të gjata….

…Rrugëtim të suksesshëm i vëllimit poeti në bibliotekat e lexuesve të shumtë….

Shënim: Shtysë u bë një foto e Katjusha Pogaçi postuar dje : “Me tri kolege të nderuara me të cilat kemi ndarë një rrugëtim të gjatë në sistemin mediatik RTSH: Me regjisoren Eli Bici, gazetaren Violeta Duri dhe administratoren, Mira Bizhga Cami.

Krenare që ju kam mikesha.”

Kurse unë i premtova mikes time Mira Bizhga Cami se do ta ripostoja!

Tiranë, më 07 Qershor 2023

Me Poeten Katjusha Pogaçi duke shkruajtur shënimin e saj ” Pirros, shokut të gjimnazit!!”

..Foto me Luanin bashkëshortin e Katjusha, jemi të njohur të hersheëm si familje, kurse ne të dy atë ditë të 28 shtatorit 2019 në 50-vjetorin e maturës 69, në Gjirokastër!!

Një foto me të bijën e Katjusha Pogaçi, nga hutimi para bukurisë të bukuroshes as emrin nuk ja mësova!!! I urova suksese !! Por më erdhi në ndihmë vetë Katjusha kur pas fotos më tha: “Vajzën time e quajnë Mira!!!”