Në strehë të shtëpisë-Aferdita Selishtaj


Në strehë të shtëpisë

Në strehë të shtëpisë

Më erdhi një bilbilë

Këngës seç ja mori

Nga gjumi më zgjojë

Bilbilin përshëndeta.

Mirë se erdhe i thashë

Nga gjumi më zgjove

Në ëndërr të pashë

Mblidhnim trëndelinë

Dhe lule në male

Eja vajzë më the

Të këndojmë bashkë.

Të zbresim në krua

Të pimë uji të ftohët

Dhe lulet e malit

Ti bëjmë kurorë.

Tja marim ne këngës

Bashkë me zogjtë e malit

Të mblidhen thëllëza

Të zbresin dhe sorkadhet.

Atje këndon thëllëza

Bukur ja merë këngës

Me melodinë e ëmbël

Ne, të bashkojë zemrat.