Në Tempull” libri me personalitete…Nga Albert. Z. Zholi,shkrimtar


Në Tempull” libri me personalitete, dokumentarë dhe reportazhe që sjell fytyrën e bardhë shqiptare

Albert. Z. ZHOLI, shkrimtar
Libri i ri “Në Tempull” i autorit Fadil Shehu vjen
si një përmbledhje intervistash, reportazhezh dhe
dokumentaresh me personalitetet më të shquara të
artit dhe të kulturës shqiptare në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë,
Stamboll, Greqi dhe Amerikë. Vetë titulli intrigues do të përcjellë
para lexuesit madhështinë e këtyre personaliteteve të kombit
shqiptar që me artin e tyre kanë prekur tempujt e madhështisë. Një
fjalë e urtë thotë: “Arti ka lindur në Tempull dhe për Tempullin”.
Që në prehistori, në Tempull njeriu përpiqej të realizonte
ekzistencën e tij, në kuptimin më të thellë të ekzistencës, jo 
thjesht të gjallesës. Fjala Tempull (templum) vjen nga rrënja tem-
ndaj. për të treguar kontaktin por edhe ndarjen me të padukshmen 
nëpërmjet të dukshmes. Ana e dukshme e ndihmonte njeriun,
që nëpërmjet analogjisë të kontaktonte botën e padukshme.
Kështu që gjërat e dukshme shikoheshin si simbole të realitetit
shpirtëror. Le të kujtojmë thënien e famshme të Platonit: Ajo që
është e perceptueshme te shqisat është pasqyrim i asaj që është
e kuptueshme te mendja. Pra tek këta personalitete të librit e
dukshmja me të padukshmen janë bashkuar të unifikuar dhe në një
unitet të pandashëm, që sjellin një ndjesi shpirtërore relaksuese.
Librat me intervista janë një minimonografi për çdo personazh.
Realizimi i një interviste profesionale do kohë për çdo gazetar,
pasi duhet të njohësh mirë jetën dhe veprën e personazhit, cilësitë
e tij, jetën në përditshëmri që të hysh brenda shpirtit të tij dhe
ta zbërthesh atë. Çdo intervistë pa një studim paraprak do jetë
e zbehtë, empirike dhe pa interes për lexuesin. Thënë thjesht, të
intervistosh personalitete të njohura të kulturës, letërsisë, shkencës
duhet të jesh zot i drejtimit gjatë bisedës, pasi aty shpaloset
profesionalizimi gazetaresk. Nëse gazetari shkon i papërgatitur
ndodh që personaliteti ta orientojë kahjen e bisedës andej nga ai
dëshiron, dhe jo aty ku është synimi i gazetarit apo redaksisë.
Në librin “Në Tempull”, autori Fadil Shehu i ka patur parasysh
këto kërkesa ndaj ka rritur të sjellë para lexuesit intervista plot
jetë, gjallëri, detaje, ngjarje, emocione, që e sjellin personazhin të
plotë para lexuesit. Ky libër që ka krenda rreth 50 personalitete të
larta, tregon njëherazi punën e madhe studiuese, parapërgatitore,
hyrjen në psikologjionë e personazhit, seriozitetin e autorit dhe
ndjeshëmrinë e tij. Libri lexohet plot dëshirë pasi secili personazh
ka një jetë interesante, të vrullshme që sjell njohuri të reja para
lexuesit për fusha të ndryshme. Autori e ka bërë përzgjedhjën e
personazheve në përshtatje të gjurmëve që ka secili në fushën
e vet, njohjen e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare,
pozicioni që zë në shoqëri dhe kohën që jetojmë. Si risi për
lexuesin do të jetë specifika e çdo personazhi, ku gjatë leximit të
këtij libri, parakalojnë personalitete të njohura, që sjellin jo vetëm
arritjet e tyre, por edhe të artit, shkencës, letërsisë, shqiptare të
cilët ata përfaqësojnë ku ata nxjerrin në pah labirinthe jetësore apo
profesionale të panjohura më parë nga lexuesit. Personazhet janë
të lidhur ngushtësisht me jetën e letrave shqipe, me zhvillimin
kulturor, me kushtet ekonomiko-politike të cilat i japin zhvillime
të reja gjithë jetës së kombit tonë, por njëherazi edhe shteteve ku
ata kanë dhe ndikimin e tyre.
Në formësimin e intervistës, personazhet me përgjegjësi
dhe nivel të lartë profesional përcjellin me ndjeshmëri jo vetëm
sukseset, arritjet por edhe hallet e këtij vendi të nëpërkëmbur
nga politika. Personazhet sjellin jetën e e tyre por edhe atë
ekonomiko-shoqërore-politike, shqiptare në dekada dhe epoka
të ndryshme të hapësirës shqiptare duke dhënë kështu një fond
të paimagjinueshëm në pasurimin e historisë shqiptare. Në çdo
njërën prej këtyre intervistave apo portreteve, autori pyetjet i vë
në funksion logjik tek hallet dhe të ardhmen e këtij populli të
shumëvuajtur por vital, që ka ditur në çdo situatë të dalë fitimtar.
Në këtë libër do të gjeni intervista me: ISMAIL KADARE,
TINKA KURTI, REXHEP QOSJA, LILIANA CINGU, BESIM
ZEKTHI, ZHULIANA JORGANXHI, LEFTER ÇIPA, RUKI
KONDAJ, ELENA KOCAQI, ALBERT VERRIA, KATERINA
BELERI, BUJAR KAPEXHIU, ANA NAQE, KOÇO DEVOLE,
MEVLAN SHANAJ, HAJRIE RONDO, MIRUSH KABASHI,
MERITA HALILI, (Tre personazhe të komedisë së famshme
“Pallati 176” ADELINA BALASHI, ROLAND TREBICKA,
ILIR BEZHANI, ISMET BELLOVA, MERITA BAJRAKTARI,
BUJAR QAMILI, KATËR HUMORISTËT E VLORËS, MURAT
ISAKU, MIMOZA AHMETI, GËZIM KRUJA, IRIS HALILI,
ALEKO PRODANI, NAJADA SOJLI, MARKO CAKA, IRINI
QIRJAKO, QEMAL AGAJ, IRMA LIBOHOVA, ALBERT
ZHOLI, ENO PEÇI, MIHALLAQ ANDREA, TODI LLUPI,
XHULIETA KULLA, ARQILE LIPE, PETRIT LULO, BASHKIM
ALUSHI, MARJANA BULKU, RAJMONDA MOISIU, VASIL
VASO, MARTTA OTTO, JORGOS KORAS…