Në vigjilje të 580 vjetorit të Pavarësisë së parë dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së dytë-Kasam Shaqirvelaj


Në vigjilje të 580 vjetorit të Pavarësisë së parë dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së dytë, të fituara me shumë sakrifica, me gjakun e kuq të derdhur në tokën e zezë për Liri e Mëvetësi…për Shqiptari,.. nga po i njëjti pushtues shekullor i popullit arbëror…!

**

PËRVJETORËVE KUQ E ZI

Ishte kohë e largët, atje në Arbëri

Sa priteshin fate njerëzish të gjorë

me gërshërë cohe për rrobaqepësi

Ndërgjegjja vritej pasi shtrydhej në dorë.

Shpresa këndellej nga besa e dhënë

Atdheut të shkelur e të shtypur në kokë

Trojet i rënkonin e deshtën për të thënë

Kërkonin një burrë të zot për këtë tokë

T’i kthente krenarinë bashkë me nder

Dhe udhëtimin kah e Diellit dritë

T’i hiqte orteqet që përplaseshin në derë

Me pretekste aziatike që sillnin hordhitë.

Një yll i shpresës së mir po ndrinte

Sa vije e të ngrohte drita yllnore..

Shkëlqimi dritë Atdheut i binte

Po lindtte dhe Shteti i Trojeve Arbërore.

Që nga ajo kohë e datë kalendari

Sot po mbushen 580 vjet epokë

Dhe 111 vjet për së dyti shqiptari

Pavarësi për këtë të shkelurën Tokë.

Dhe më vonë pati edhe një të tretë

Por ajo nuk qe pavarësi…

I thanë çlirim..por solli zhgënjim të vërtetë

Dhe e katërta qe tamam Pavarësi

E historisë më të re në tonën Dardani.

Ju:Iliridë, Malësi, Luginë e Çamëri

Do të pritni dhe ca për erëra të ngrohta

Se bashkim shqiptar do të ketë në Shqiptari

Porsa të pushojnë ciklonet e ftohta

Sa të ngrohen dhe zemrat shqiptare

Sa më parë që është e mundshme

Një gjuhë, një flamur, një histori

ta kemi zbatuar

Me Fe Shqiptarizmin dhe në

një Abetare për të mësuar!

Mbase ka për të lindur dhe

një Gjergj i Ri

Që t’i bëjë bashkë,

tokat dhe shqiptarët,

në një Shqiptari.

© Kas Vela