Nëse vij-Mimoza Maria Ajdhoni


Nëse vij prapë, t’a dish, nëse vij,

një cigare ndezur të mbash nëpër duar.

Shtëllunga tymi të lyera gri,

rrugën e humbur të më tregojnë,

nëse vij prapë, nëse vij.

Nëse malli im lufton largësitë,

me zjarrin e zemrës do thaj oqeanet,

me cigare në duar të të gjej si dikur,

si të lashë atë ditë, kur jeta ndryshoi destinacionet.

Nëse vij prapë,, nëse vij.

Nëse loti im ka mbërritur tek ty,

hirin e cigares të shuash në të, si dhe mallin.

Veç kujdes, të mos djegësh degët e portokalles në avli,

bashkë me sythet e çelura dhe ëndrrat që vara aty.

Nëse vij prapë, nëse vij.